Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon një grerëz apo bletë në plazh

Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar pickimin nga bleta apo grerëza? Si duket çdo familje ka ka ilaçin e vet sekret. Nga zbutësi i mishit apo lëngu i duhanit e deri tek uthulla apo soda e bukës, nuk mungojnë “ilaçet” e shumta dhe njerëzit betohen për to.

Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar pickimin nga bleta apo grerëza? Si duket çdo familje ka ka ilaçin e vet sekret. Nga zbutësi i mishit apo lëngu i duhanit e deri tek uthulla apo soda e bukës, nuk mungojnë “ilaçet” e shumta dhe njerëzit betohen për to.

Në realitet, këto ilaçe shtëpiake nuk kanë asnjë bazë të vërtetë shkencore apo mjekësore. Ndërsa shumica prej tyre nuk janë të rrezikshme, por njëkohësisht nuk janë edhe efektive. Por kjo nuk do të thotë që individët dhe prindërit nuk mund të bëjnë asgjë pas pickimit të bletës apo grerëzës. Ndërmarrja e hapave të duhur mund të minimizojë dhimbjen tipike si skuqjen, ënjtjen dhe kruajtjen që shumica e njerëzve përjetojnë pas një pickimi nga bleta . Për njerëzit që kanë një reaksion të rëndë alergjik, përgjigja e duhur mund t’u shpëtojë jetën.

Për shumicën e njerëzve, një pickim shkakton dhimbje, ënjtje dhe skuqje – i njohur si një reagim lokal.

Megjithatë, një përqindje e vogël e njerëzve janë alergjikë ndaj pickimeve të insekteve dhe kanë një reagim shumë të rëndë dhe të rrezikshëm, i njohur si një reagim i përgjithësuar. Pickimet tek këta persona mund të shkaktojnë anafilaksinë dhe mund të jenë fatale. Në fakt, midis 60 dhe 70 njerëz në Shtetet e Bashkuara vdesin çdo vit si rezultat i reaksioneve alergjike ndaj pickimeve, sipas vlerësimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Dhjetëra mijëra të tjerë kanë reagime shumë serioze që nuk janë fatale.

Herën e ardhshme kur ju ose fëmija juaj të keni një pickim të keq, kërkoni për shenja të një reaksioni alergjik të përgjithësuar.

Shenjat e një reaksioni alergjik të përgjithësuar

Simptomat zakonisht zhvillohen shumë shpejt dhe mund të përfshijnë:

Ndjenjë ankthi, një ndjesi shpimi gjilpërash dhe marramendje.

Kruarje e përgjithësuar dhe urtikari

Ënjtje e buzëve dhe gjuhës

Frymëmarrje e rënduar dhe gulçim

Kolapsi dhe humbja e vetëdijes

Kushdo që ka ndonjë nga këto simptoma duhet të shkojë menjëherë në departamentin e urgjencës.

Njerëzit që kanë pasur një përgjigje alergjike të përgjithësuar në të kaluarën, me siguri do të kenë pickime të përsëritura të një pas njëshme. Megjithatë, ndonjëherë njerëzit që nuk kanë pasur kurrë një reaksion të mëparshëm ndaj pickimeve të përgjithësuar me shumë gjasa në të ardhmen do të kenë një reaksion të përgjithësuar nga pickimet e tilla siç janë të bletës dhe grerëzës. Për fat të mirë, ky reagim i parë ka më pak gjasa të jetë fatal.

Njerëzit që e dinë se janë alergjikë duhet të kenë gjithmonë akses të një auto-injektorit të epinefrinës. Një auto-injektor është një pajisje portative që njekton në lëkurë – nuk keni nevojë të dini se si duhet të “shponi” veten. Epinefrina (adrenalina) është një ilaç që trajton reaksionet alergjike dhe mund të shpëtojë një jetë. Përdorni auto-injektorin në shenjën e parë të një reaksioni alergjik.

Pacientët dhe prindërit duhet të kenë parasysh – një reaksion lokal më i rëndë (dhimbje më e madhe ose ënjtje më ekstreme) nuk është tregues i një rreziku të shtuar nga një reaksion i përgjithësuar, dhe njëkohësisht as shpimet e shumta.

Nëse nuk ka shenja të një reaksioni alergjik të përgjithësuar, ndiqni këto tre hapa

  1. Hiqni thumbin me një objekt

Pickimet e bletëve dhe grerëzave janë relativisht të ngjashme, por me një përjashtim të madh. Pas pickimit, bletët lënë pas një thumb me gjemba (dhe bleta ngordh). Grerëzat, nga ana tjetër, kanë një thumbues të butë që mund të pickojë disa herë pa u shkëputur nga insekti.

Pas pickimit të bletës, thumbi duhet të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në shumë raste, bleta lë pas edhe qesen e helmit, e cila vazhdon të pompojë helm për aq kohë sa mbetet e paprekur. Pra, sa më shpejt të mund të hiqni thumbin, aq më shpejt ndaloni rrjedhën e toksinave.

Tehu i butë i një objekti të mprehtë siç është një kartë krediti ose thikë nëpër zonën e prekur është mënyra më e mirë për të hequr qafe thumbin. Shmangni përdorimin e piskatores ose çdo gjë tjetër që mund të shpojë ose shtrydhë qesen e helmit dhe të përkeqësojë simptomat.

  1. Aplikoni një kompresë të ftohtë

Pasi të hiqet thumbi, një kompresë e ftohtë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes (thjesht mos e ngrini me akull të gjithë zonën). Një antihistamine e marrë nga goja ose e aplikuar si krem ​​mund të ndihmojë në lehtësimin e kruajtjes dhe ënjtjes.

  1. Ngrini zonën

Në varësi të vendndodhjes së pickimit, ngritja e zonës mund të zvogëlojë gjithashtu ënjtjen.

Niveli i ënjtjes së shkaktuar nga një pickim shpesh mund të jetë tronditës. Në fakt, një pickim në krah mund të rezultojë në ënjtje të krahut deri në dyfishin e madhësisë normale. Kjo ënjtje, së bashku me zonën që ndjehet e ngrohtë dhe e ndjeshme, ndonjëherë mund të ngatërrohet me një infeksion – i njohur gjithashtu si celulitis. Individët dhe prindërit duhet të dinë se është e rrallë që një infeksion të zhvillohet pas një pickimi, veçanërisht në ditët e para. Ënjtja e shkaktuar nga një reaksion lokal mund të ulet brenda disa orësh, por mund të duhen disa ditë për t’u zhdukur plotësisht.

Përktheu dhe përshtati:S.N