Mendonit se një dyvjeçar ishte tepër i shqetësuar? Atëherë keni konsideruar se një fëmijë katër vjeçar jep dhimbjen më të madhe të kokës. Fatkeqësisht, më e vështira nuk ka ardhur ende. Megjithatë, shumica e prindërve besojnë se periudha më e vështirë do të jetë kur fëmija të jetë 2, 3, 4 vjeç.
Jo, e keni gabim mosha tetë vjeçare është një shqetësim i vërtetë për ju si prindër. Në këtë moshë, tashmë ai është një fëmijë i madh. Fëmija ka autonomi dhe personalitetin dhe qëndrimin e tij, dhe përsëri natën ai dëshiron të shkojë në shtrat me përqafimin tuaj dhe një lodër. Pastaj trupi përgatitet për pubertetin dhe për këtë arsye hormonet ndryshojnë.
Shumë prindër pajtohen me faktin se viti i tetë është më i vështiri, pasi viti i gjashtë kaloi më lehtë se sa mendonin, dhe pas vitit të shtatë, kur zemërimi është më i zakonshëm.
Nëse fëmija juaj ende nuk ka mbush tetë vjeç, kjo mund të jetë një surprizë e vërtetë.
Tetë vjeçarët mund të jenë kokëfortë dhe sfidues, duke përplasur derën dhe duke rrokullisur sytë, dhe kështu arrijnë pavarësinë dhe individualitetin. Duke pretenduar të kryejnë detyrat e tyre, ata tregojnë mënyrën e tyre të injorimit të prindërve.
Përgatituni për një sasi të madhe durimi, sepse pas një dite të vështirë, fëmijët e kësaj moshe do të duan ende vetëm përqafimin tuaj.
Të jesh prind i një tetëvjeçareje/i është e vështirë, por të jesh tetë vjeç është edhe më e vështirë, mos e harro këtë dhe ji mirëkuptues!