Pozicioni më i mirë i gjumit për të porsalindurin është gjumi në shpinë. Por një zgjedhje e dytë e arsyeshme, nëse fëmija ka probleme me një pozicion të tillë, është gjumi anash. Sigurisht, kjo është më e sigurt se sa të flesh në bark. Përndryshe, është e sigurt që ta lini fëmijën tuaj të kalojë pak kohë në bark kur është zgjuar, ndërsa ju e mbikëqyrni.
Mos e vendosni fëmijën të flejë mbi një jastëk dhe lodra të buta, ose disa sende të tjera dekorative. Ato mund të mbulojnë rrugët e frymëmarrjes së fëmijës dhe t’ia ndalojnë frymëmarrjen. Gjithashtu nuk sugjerohet përdorimi i mjeteve speciale që sigurojnë se fëmija detyrimisht duhet të flejë në shpinë.
Këshilla për ta vendosur fëmijën në shpinë vlen nëse ai ka lindur në kohë dhe lindja ka shkuar ashtu siç duhet. Por nëse i porsalinduri ka disa probleme shëndetësore dhe nuk jeni të sigurt se cili pozicion është më i mirë për të, atëherë konsultohuni me një pediatër.
Në asnjë mënyrë, prindërit nuk duhet ta lënë fëmijën vetëm në dhomë, edhe gjatë gjumit më të shkurtër të ditës. Është mirë që foshnja të flejë pranë prindërve, të jetë nën përkujdesje apo mbikëqyrje.