Fjalët që prindërit u thonë fëmijëve të tyre ndikojnë shumë në të gjitha aspektet e jetës styre, duke përfshirë edhe zhvillimin e vetëvlerësimit. Siç shpjegojnë psikologët, ndonjëherë prindërit përdorin fraza që në të vërtetë as vetë nuk e dinë se sa të dëmshme janë. Një nga ato fraza është “Nuk do të arrini kurrë asgjë”.
Edhe pse kjo fjali shpesh thuhet nga prindërit pa e hetuar në momentet kur ata janë të zhgënjyer me veprimet apo sjelljet e fëmijës së tyre, hulumtimet tregojnë se ajo ka një efekt të dëmshëm në vetëvlerësimin e fëmijës dhe kontribuon në zhvillimin e pasigurisë. Pra, kur prindërit i thonë fëmijës se ai kurrë nuk do të arrijë atë që dëshiron, është sikur po i thonë se nuk besojnë në aftësitë e tij.
Këto fjalë i sjellin fëmijës njëfarë demotivimi dhe mund të shkatërrojnë ambiciet apo ëndrrat e tij, gjë që çon në mungesë besimi tek fëmija dhe frikë nga dështimi. Në të njëjtën mënyrë, fëmija nuk do të jetë i prirur të provojë gjëra të reja, për shkak të të cilave ai mund të fillojë të “mbyllet” në vetvete dhe kështu të jetë më i ndjeshëm ndaj ankthit dhe depresionit, shpjegojnë psikologët.