Cilat veprime të prindërve shkatërrojnë vetëvlerësimin e fëmijëve

Asnjë fëmijë nuk lind me një nivel të ulët të vetëbesimit, por gjatë rritjes ndeshet me sfida dhe fenomene të shumta që ndikojnë nëse kanë apo jo besim në vetvete.

Zhvillimi i vetëvlerësimit tek një fëmijë varet nga shumë faktorë të ndryshëm, shpjegojnë psikologët. Dhe deri sa disa gjëra mund të çojnë në vetëbesim më të madh, të tjerat mund ta dëmtojnë seriozisht atë. Gjegjësisht, asnjë fëmijë nuk lind me vetëbesim të ulët, por gjatë rritjes ndeshet me sfida dhe fenomene të shumta që ndikojnë nëse ai është i sigurt apo jo në vetvete.

Një gjë që ndikon negativisht në zhvillimin e vetëvlerësimit të fëmijës, shumica dërrmuese e prindërve e bëjnë, shpesh në mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme. Bëhet fjalë për kritika të vazhdueshme. Ndonëse është e kuptueshme që herë pas here çdo prind do të ketë ankesa për sjelljen apo veprimet e fëmijës së tij, kritikat e tepërta mund të çojnë në mungesë besimi tek fëmija dhe të çojnë në ndjenja pasigurie, ankthi dhe shpesh në zhvillimin e depresionit.

Një faktor tjetër që mund të ndikojë në mungesën e vetëbesimit të fëmijës janë pritshmëritë e tepërta nga mjedisi. Qoftë pritshmëritë e prindërve, mësuesve apo të afërmve të fëmijës, e gjithë kjo mund të çojë në presion mbi fëmijën dhe probleme në zhvillimin e vetëvlerësimit të tij.

Vetëvlerësimi i një fëmije mund të ndikohet edhe nga gjendja e tij shëndetësore. Hulumtimet mbi këtë temë kanë treguar se disa kushte shëndetësore si sëmundjet kronike ose kufizimet motorike mund të shkaktojnë nivele të ulëta të vetëbesimit.