Shtrirja në shpinë është treguar se zgjat lindjen dhe kontraktimet e ngadalta, megjithatë shumica e grave lindin foshnja të shtrira në shpinë. Pse? Fajtori kryesor për këtë është mbreti francez Luigji XIV.
Profesoresha Loren Dands shpjegon për Gazetën Amerikane të Shëndetit Publik se deri 200 vjet më parë, pozicioni vertikal ishte më i zakonshmi gjatë lindjes. Megjithatë, mbretit Luigji XIV i pëlqente të shikonte gratë e tij duke lindur.
“Ai i pëlqente të shikonte gratë që lindnin. Ai ishte i frustruar nga pamja e fshehur e lindjes kur ajo ndodhi në një karrige për këtë qëllim. Prandaj, ai insistoi në atë që gratë të shtriheshin në shpinë, si dhe mamitë meshkuj të merrnin pjesë në lindje”, ka shkruar Dands.
Luigji XIV kishte 22 fëmijë, sjellja dhe veprimet e tij u reflektuan në popullatë. Që atëherë, ky pozicion ka qenë dominues pavarësisht mangësive të tij. Përdoret dhe sot ende në kulturat perëndimore.