Mërzia është një emër i keq – fëmijët ankohen për të, të rriturit kanë frikë prej saj. Sidoqoftë, mërzia në fakt nuk është aq e keqe. Ka përparësi të shumta, veçanërisht për të vegjlit. Dr. Ranko Rajoviç së fundmii mori studentët në një turne tek një familje rurale për t’u treguar atyre se si njerëzit përballeshin me mërzinë.
“Sot, mërzia si element i zhvillimit të fëmijës është thuajse inekzistente. 20 deri në 30 vjet më parë, ishte normale që një fëmijë të thoshte se ishte i mërzitur dhe që prindërit t’i thoshin të shkonte të luante. Sot i ofrojmë menjëherë 20 kanale televizioni, video lojëra, telefona… Fatkeqësisht fëmija nuk di ta zgjidhë problemin e mërzisë”, shpjegon ai.
Doktor Rajoviç tregon se mërzia është një faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kreativitetit dhe imagjinatës, për gjithçka që e pret fëmijën në jetë.
“Sot fëmijët mësojnë të marrin gjithçka që duan. Nëse nuk arrijnë ose nuk do të marrin diçka, pragu i tolerancës nuk është i ulët, por nuk ekziston më. Frustrimi është i madh, shfaqet agresioni. Në fakt, duke mos lejuar që fëmija të zhvillojë ndjenjën e mërzisë, po i bëjmë një shërbim të keq dhe po e dëmtojmë për fazat e mëvonshme të zhvillimit”, thotë doktori.