Dr. Ranko Rajoviq është specialist i mjekësisë interne, neuroendokrinolog, autor i sistemit të të mësuarit dhe një nga ekspertët më të respektuar në rajon kur është fjala për zhvillimin e fëmijës.
Në një video të re të postuar në faqen e NTC-së në Instagram, doktor Rajoviq shpjegon pse prindërit nuk duhet të bëjnë gjithçka për fëmijët. Shumë prindër mendojnë se kështu po e ndihmojnë fëmijën e tyre, por eksperti shpjegon pse nuk është kjo gjë e mirë.
“Kur jeni të lumtur? Kur po përpiqeni, kur luftoni. Pikërisht për këtë u them prindërve: Mos i bëni gjërat në vend të fëmijëve tuaj. Lërini të bëjnë gjithçka që munden vetë. Nëse vërtet nuk munden, ndihmojini ata”
Sepse kur ata e ndjejnë këtë lumturi, kur ata mësojnë diçka të re, kështu zhvillojnë besimin e tyre, kështu që nëse bëjmë gjithçka për fëmijët, ata nuk do të kenë besim.
Shumë prindër mendojnë se kështu po e ndihmojnë fëmijën e tyre, por në fakt nuk është një gjë e mirë
Ata duhet të zotërojnë të njëjtën gjë në kopsht dhe shkollë. Nëse ua japim mësimin në mënyrë pasive, nuk aktivizon asgjë në trurin e tyre, ky është parimi bazë me të cilin punoj, të mësuarit duhet të kalojë një proces mendimi, për të kërkuar një zgjidhje si loja. Metodat duhet të duken sikur po luajnë, sikur është argëtuese për ta, sikur mendojnë se po luajnë, por në fakt ata po mësojnë”, thotë Dr. Rajoviq.