EKSPERTËT KËSHILLOJNË: Nëse dëshironi një marrëdhënie më të mirë me adoleshentët, bëjini atyre këtë pyetje

Bëhet fjalë për këtë pyetje të thjeshtë: "Çfarë është ajo që mund të më bëjë një prind më të mirë për ty?”

Shumica e prindërve duan të ndërtojnë një marrëdhënie të fortë dhe komunikim të hapur me adoleshentët e tyre dhe psikologia Beky Kenedy ndan disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë. Së fundmi në rrjetet sociale ajo ka zbuluar një pyetje që prindërit duhet t’ua bëjnë fëmijëve të tyre.

“Këtë mund ta bëni sot me adoleshentin tuaj, duhen më pak se 15 sekonda dhe do të përmirësojë menjëherë marrëdhënien tuaj”, thekson ajo.

Bëhet fjalë për këtë pyetje të thjeshtë: “ Çfarë është ajo që mund të më bëjë një prind më të mirë për ty?”.

Kenedy shpjegon se kjo i ndihmon fëmijët të ndihen të dukshëm dhe të respektuar. Ajo sqaron, se edhe nëse fëmija përgjigjet diçka sikur “Më jep 500 euro çdo ditë”, nuk është diçka e keqe.

“Unë e di që ne prindërit shqetësohemi se fëmijët do të thonë diçka qesharake dhe ne mund të mendojmë se kjo ishte diçka e kotë dhe qesharake, por nuk është “kështu”, thotë Kenedy.

Ajo i këshillon prindërit të jenë kuriozë dhe i kthehet shembullit të parave të xhepit.

“Çdo përgjigje që ju jep fëmija është informacion. Nëse do çdo ditë 500 euro, mund ta pyesni se për çfarë i duhen kaq shumë para, për çfarë do t’i shpenzonte e kështu me radhë”, shpjegon ajo dhe thekson se kurioziteti është çelësi.

“Duke bërë këtë pyetje do të njihni diçka të re tek fëmija juaj”, përfundon psikologia.