Ekspertët zbulojnë se cilën veçori posedojnë nënat e mira

Siç shpjegojnë psikologët, me shumë gjasa ekziston një karakteristikë që është e përbashkët për pothuajse të gjitha nënat e mira.

Të jesh nënë është një detyrë shumë e vështirë dhe sfiduese. Megjithëse amësia nuk vjen me rregulla që do ë na lehtësonin më shumë rolin e prindit, të mësuarit nga gabimet tona është një dukuri e zakonshme kur rrisim një fëmijë. Nënat shpesh e gjejnë veten nën vëzhgim, veçanërisht nëse ato balancojnë përgjegjësitë e mëmësisë me punën ose një fushë tjetër të jetës. Gjithashtu, ata shpesh janë të ekspozuara ndaj kritikave nga rrethi, gjë që mund të jetë një dekurajim shtesë.

Nënat shpesh shqetësohen nëse po e bëjnë punën e tyre siç duhet ose nëse mund të jenë pak më të mira. Siç shpjegojnë psikologët, me shumë gjasa ekziston një karakteristikë që është e përbashkët për pothuajse të gjitha nënat e mira. Bëhet fjalë për dhembshurinë. Ekspertët pohojnë se nënat të cilat kanë dhembshuri dhe janë gjithmonë të gatshme për të dëgjuar fëmijën e tyre, është vërtetuar se janë nënat më të mira, dhe ja pse.

Domethënë, dihet se çdo fëmijë ka nevojë që dikush ta dëgjojë, sidomos kur ka ndonjë problem që e shqetëson. Një nënë e cila nuk është e prirur për të gjykuar, por ka gjithmonë një mirëkuptim për problemet e fëmijës së saj, do ta ndihmojë më lehtë atë të kapërcejë momentet e vështira dhe në të ardhmen të rritet dhe të bëhet një njeri i suksesshëm dhe i lumtur.