Që fëmija të rritet dhe të jet i lumtur dhe njëkohësisht të jetë i kënaqur, ai ka nevojë për prindër të cilët do ta përgatisin atë sa më mirë të përballet me sfidat e përditshme. Siç shpjegojnë psikologët, ekzistojnë disa gjëra që çdo prind duhet t’ia thotë rregullisht fëmijës së tij për të forcuar vetëbesimin e tij, por edhe për ta ndihmuar në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet gjatë rritjes.
Sipas psikologëve, këto janë gjashtë gjërat që fëmijët duhet ti dëgjojnë nga prindërit e tyre:
- Fjalë dashurie dhe pranimi pa kushte
- Vlerësimi i ndjenjave dhe përvojave të tyre
- Lavdërimi për përpjekjet dhe përparimin
- Biseda që ofrojnë mundësi për pavarësi dhe vendimmarrje
- Biseda për disiplinën e qëndrueshme dhe të drejtë (dhe pse është e nevojshme)
- Biseda për vendimet e marra nga prindi, dhe poashtu edhe nga fëmija.
Domethënë, secila prej këtyre gjërave do ta ndihmojë fëmijën të rritet në një individ të suksesshëm dhe të lumtur, por edhe të kuptojë se prindërit janë gjithmonë pranë tij kur ai ka nevojë për të. Psikologët shpjegojnë se çdo prind duhet t’i tregojë fëmijës se besojnë tek ai, në mënyrë që ai të mësojë të besojë në vetvete dhe të dijë se sa e madhe është vlera e tij në të vërtetë.