Shumica e fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve kanë frikë nga vaksinimi. Por një mjek është në një mision për të ndihmuar fëmijët të kapërcejnë frikën prej tyre. Ai zbulon një plan të thjeshtë me katër hapa që dëshiron të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor ti përdorin për “çdo fëmijë, çdo herë”.
Specialisti i mjekësisë paliative dhe integruese Dr. Stefan Fridrihsdorf thotë se, gjilpërat më shumë janë burim i dhimbjes dhe frikës për shtrim në spital sesa një traumë apo lëndim që mund ta shqetësojnë fëmijën përgjatë gjithë jetës së tij.
Duke pranuar frikën e tyre, Dr. Fridrihsdorf zbulon katër hapa të thjeshtë që do të ndihmojnë në kontrollin e dhimbjes dhe nga ana tjetër do t’i bëjnë vaksinat dhe marrjen e gjakut më të lehta dhe më pak të frikshme për fëmijët.
Hapat janë si në vijim:
- Aplikoni një krem mpirës pa recetë 30 minuta para injektimit.
- Ushqeni foshnjën me gji ose jepini biberon për ta ngushëlluar gjatë kohës që marrin injeksionin.
- Përdorni shpërqendrime, si arushë pelushi, lodra etj, për të larguar vëmendjen nga gjilpëra.
- Mos i ulni fëmijët në karrige, por mbajini drejt në prehrin tuaj.
Ai i zbaton këto protokolle për çdo pacient të vegjël që vinë në pediatri. Ai shpreson se edhe të tjerët do të ndjekin shembullin në përpjekje për ta bërë kujdesin mjekësor rutinë më pak frikësues për pacientët më të vegjël.