FËMIJËT Е SOTSHËM JANË SHUMË TË STRESUAR: Ja cilat janë simoptomat

Edhe pse kjo po bëhet gjithnjë e më shpesh, ndonjëherë prindërit nuk mund ta kuptojnë se fëmija i tyre është nën stres.

Jeta është plot me ndryshime të paparashikueshme. Disa mund të jenë emocionuese dhe motivuese, ndërsa të tjerat mund të çojnë në rritje të stresit, shëndet të ligë dhe ndjenja ankthi ose shqetësimi. Sipas klinikës Majo, stresi është në fakt një përgjigje fizike, mendore dhe emocionale ndaj ngjarjeve sfiduese. Është një pjesë normale e jetës së secilit, përfshirë jetën e fëmijëve.

Edhe pse kjo po ndodh gjithnjë e më shpesh, ndonjëherë prindërit nuk mund ta kuptojnë se fëmija i tyre është nën stres. Prandaj është e nevojshme të reagoni edhe ndaj ndryshimeve më të vogla në mënyrë që prindërit të vërejnë sa më shpejt kur fëmijët e tyre janë nën stres dhe njëkohësisht të parandalojnë pasojat e padëshiruara. Këto janë shenjat si në vijim:

  • Shpërthime emocionale
  • Një rritje e nervozizmit
  • Probleme me gjumin
  • Një tërheqje e papritur në vetvete
  • Nota të dobëta
  • Dhimbje të shpeshta koke ose dhimbje barku
  • Humbja e interesit për aktivitetet e mëparshme që ka pëlqyer fëmija

Edhe pse këto shenja nuk nënkuptojnë domosdoshmërish që fëmija është nën stres, psikologët paralajmërojnë se simptomat e përmendura shpesh janë disa nga shenjat e para që tregojnë se fëmija e ka të vështirë të përballet me një situatë apo ndryshim të caktuar që po kalon.