Shumica prej nesh kanë modelet apo adhuruesit e tyre. Pra, nuk është çudi që fëmijët jo vetëm të fiksohen pas personazheve të famshëm, por edhe të përpiqen të jenë si ata, veçanërisht në kohën e sotme moderne, thotë psikologia dhe terapistja Dr. Sheril Cigler.
Ajo shton se për shkak të kësaj, prindërit mund të jenë të hutuar se si të lënë një përshtypje të ngjashme tek fëmijët e tyre.
“Ata mund të pyesin veten se si mund të kenë ndikimin më të madh te fëmijët e tyre dhe të jenë heronjtë e tyre ose njerëzit që duan të imitojnë kur të rriten,” thotë ajo. Por shton se ekzistojnë disa zakone që prindërit mund t’i praktikojnë.
- Jini gjithmonë aty për fëmijët tuaj
“Jini prezent. Lërini celularët, ndaloni së dërguari mesazhe, ndaloni së foluri dhe filloni të dëgjoni. Mendoj dëgjoni me sytë, veshët dhe trupin tuaj. Mos shkoni në lojën e futbollit të fëmijës tuaj dhe të mbani kokën ulur gjatë gjithë kohës sepse po përditësoni statusin tuaj apo po dërgoni një email. Prezenca vetëm sa për sy e faqe dhe fakti që jeni aty me trup, por jo me mendje, nuk e ndihmon fëmijën të ndihet i lidhur me ty”, shpjegon psikologia.
- Përcaktoni qartë kohën tuaj
“Të gjithë e kuptojmë se duhet të punoni dhe se teknologjia mund të të bëjë gjithmonë të ndihesh “online”. Por fëmija juaj asnjëherë nuk do ta ketë të qartë kurrë se ekziston një kohë dhe vend për punë dhe një kohë dhe vend për lojë. “Ata do të rriten duke u ndjerë sikur keni qenë vetëm gjysmë i pranishëm, që për ta do të thotë se keni qenë kryesisht diku tjetër, qoftë fizikisht apo mendërisht, merrni kohë për t’u fokusuar vetëm tek ata,” këshillon Cigler.
- Jini të qëndrueshëm
Qasshmëria është e rëndësishme në të gjitha fushat e prindërimit.
“Është mënyra se si fëmijët mësojnë, për mirë apo për keq, çfarë të presin dhe çfarë presin të tjerët prej tyre”, mund të vini në shtëpi për darkë, të lexoni një libër së bashku ose t’i merrni nga shkolla, të krijoni mundësi për lidhje maksimale”, rekomandon psikologia.
- Admironi talentet, jo njerëzit
“Është shumë e rëndësishme të fitoni zakonin për ta bërë këtë gjë herët në jetën e fëmijës suaj. “Në vend që të thoni se ju pëlqen një futbollist apo aktor i caktuar, thoni se ju pëlqen mënyra se si ata luajnë futboll apo luajnë në një film”, thotë Cigler.
Ajo shton se fëmijët duhet të mësojnë që herët se ne nuk i njohim personalisht këta njerëz dhe për këtë arsye nuk e dimë se si është karakteri apo integriteti i tyre në jetën reale. “Ky ndryshim delikat mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si shoqëria i admiron të famshmit dhe ku fëmijët tuaj do të kërkojnë modele.” Asnjëherë nuk është vonë për të filluar”, përfundon psikologia.