Kur mendoni për simptomat apo sëmundjet e shtatzënisë, ju ndoshta mendoni për të vjellat në mëngjes, hemorroidet, dhimbjet e shpinës dhe këmbët e ënjtura. Por disa dukuri që sjell shtatzënia janë më se pozitive.
- Flokë më të trashë dhe me shkëlqim
Hormonet janë përgjegjëse për simptoma të shumta dhe të pakëndshme për t’i bërë flokët tuaj më të trashë dhe më të shndritshëm, dhe shumë nëna të ardhshme pretendojnë se flokët e tyre rriten edhe më shpejt se më parë.
- Thonjtë më të fortë
Presioni i lartë i gjakut dhe nivelet e rritura të hormoneve gjithashtu mund të përshpejtojnë rritjen e thonjve. Për këtë janë përgjegjës edhe vitaminat prenatale.
- Gjoks më të madh
Edhe para se të bëni një test shtatzënie, gjinjtë tuaj kanë filluar të ndryshojnë në përgatitje për të ushqyer fëmijën tuaj. Ata ndoshta janë bërë më të ndjeshëm dhe ndërsa gjëndrat e qumështit mbushen me qumësht, ato do të bëhen edhe më të mëdha.
- Lëkurë me shkëlqim
Tek disa nëna të ardhshme, rritja e vëllimit të gjakut shkakton skuqje të faqeve. Gjëndrat dhjamore janë gjithashtu në mbingarkesë, duke ju dhënë atë shkëlqimin e njohur të shtatzënisë. Është e vërtetë që disa gra shtatzëna mund të kenë akne, por për shumicën, hormonet pastrojnë lëkurën e tyre.