Mjekët gjithnjë e më shumë paralajmërojnë për simptomat e heshtura të një sulmi në zemër, por shumica vazhdojnë t’i neglizhojnë dhe bëhen të shurdhër ndaj paralajmërimeve. Në vijim ju paraqesim shtatë shenjat më të zakonshme që tregojnë për një sulm të mundshëm në zemër …
Dhimbje gjoksi – një nga simptomat më të njohura të sulmit të zemrës.
Lodhja – lodhjen ekstreme e ndjejnë edhe burrat edhe gratë. Kjo ndosh si rezultat i dobësimit të zemrës, shkak i së cilës ne nuk marrim mjaftueshëm oksigjen.
Probleme me ereksionin – nëse enët e gjakut janë të dëmtuara, gjaku do të qarkullon më ngadalë dhe rrjedhimisht do të paraqiten probleme me ereksionin.
Ngërçet në këmbë – ngërçet mund të shfaqen si pasojë e problemeve me arteriet. Nëse papritmas fillon t’i ndjeni ngërçet, domosdoshmërisht vizitoni mjekun.
Gërhitja – problemet me frymëmarrjen gjatë natës janë problem i madh për organizmin. Si pasojë e kësaj vjen deri të shtypja e lartë e gjakut dhe rrahje të parregullta të zemrës, gjë që i rrit shanset për sulm në zemër.
Përzierje të barkut – trakti digjestiv është i lidhur ngushtë me zemrën. Ndjenjat e përzierjes, gërdisë (nausea) dhe të vjellat nuk janë të rralla kur bëhet fjalë për një sulm në zemër.
Ankthi – gratë ndjejnë ankth të cilat nuk mund t’i shpjegojnë para një sulmi në zemër dhe njejtë ndodh edhe me burrat. Dhimbje gjoksi, vështirësitë në frymëmarrje dhe aritmi janë shenja që tregojnë për një sulm të mundshëm në zemër.