Edhe pse rritja e fëmijëve është një përvojë e mrekullueshme, ajo mund të jetë gjithashtu shumë e lodhshme. Lumturia, por edhe vetëbesimi dhe qëndrueshmëria e fëmijëve janë synimet më të mëdha të shumë prindërve, por për shkak të stilit të shpejtë të jetesës dhe detyrimeve të shumta, jo gjithmonë mund të ndikojnë ndjeshëm në realizimin e këtyre synimeve.
Megjithatë, ekzistojnë disa fraza që mund të ndihmojnë. Edukatori i prindërve dhe psikologu Xhejmi Blloh ndan pesë fraza që prindërit mund të përdorin për t’i mësuar fëmijët e tyre të duan dhe të jenë të guximshëm.
- “A e di se sa shumë dua të jem prindi yt?”
- “Dua të kaloj kohë me ty, ti je shumë i/e veçantë për mua”.
- “Gjithmonë keni ide shumë të mira. Unë dua të dëgjoj se çfarë keni për të thënë. Faleminderit që ndani mendimet tuaja me mua.”
- Edhe kur nuk jemi bashkë, mendoj për ty dhe të dua”.
- “E di se sa i/e aftë je dhe dua të dish se ke gjithmonë mbështetjen time”. Unë besoj në ty.
“Është e rëndësishme t’i mësoni fëmijët që të duan njëri-tjetrin që në moshë të vogël sepse është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor. Kur fëmijët kanë një imazh pozitiv për veten, ata kanë më shumë gjasa të zhvillojnë marrëdhënie të shëndetshme, të jenë elastikë dhe të bëjnë jetë të përmbushur. Ne mund t’i mbështesim fëmijët tanë që të duan veten e tyre, duke i dashur ata dhe duke thënë fjalët e dashura për ta. Dashuria ëshrë një emocion i fuqishëm që mund të ndikojë pozitivisht në ndryshimin e personalitetit të dikujt, sa më shumë japim dashuri aq më shumë ata dio të risin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin, thotë Blloh.