Fryrja-gazrat në stomak-si t’i zgjidhni ato

Fryrja abdominale (fryrje) është një gjendje e cila karakterizohet nga funksionimi jo i duhur i sistemit të tretjes dhe krijimi i një sasie të shtuar të gazrave në zorrët. Edhe pse është një nga dukuritë më të shpeshta që shoqëron stilin e jetesës moderne, secili e përjeton ndryshe këtë problem. Për disa, këto janë simptoma të lehta që janë pjesë përbërëse e përditshmërisë, ndërsa për të tjerët fryrja e barkut krijon shqetësime fizike dhe psikologjike që mund t'i vështirësojnë aktivitetet normale.

Fryrja abdominale (fryrje) është një gjendje e cila karakterizohet nga funksionimi jo i duhur i sistemit të tretjes dhe krijimi i një sasie të shtuar të gazrave në zorrët. Edhe pse është një nga dukuritë më të shpeshta që shoqëron stilin e jetesës moderne, secili e përjeton ndryshe këtë problem. Për disa, këto janë simptoma të lehta që janë pjesë përbërëse e përditshmërisë, ndërsa për të tjerët fryrja e barkut krijon shqetësime fizike dhe psikologjike që mund t’i vështirësojnë aktivitetet normale.

Simptomat më të zakonshme të fryrjes janë:

gazrat

një ndjenjë rëndese dhe ngopjeje sikur të keni një tullumbace në stomak

ndjenja e presionit në stomak

gogësima

dhimbje në bark

fryrje në mëngjes

Nëse përjetoni këto simptoma të fryrjes së barkut, fillimisht duhet të njiheni me shkaqet që çojnë në këtë gjendje, në mënyrë që të ndikoni në zbutjen ose eliminimin e tyre.

Cilat janë shkaqet e fryrjes?

Nëse po e pyesni veten pse kam gazra në stomak, mund të ketë shumë arsye. Ne do të përpiqemi t’ju shpjegojmë se cilat janë shkaqet më të zakonshme të fryrjes së barkut dhe si t’i eliminoni ato. Ndonëse nuk është një sëmundje, por një gjendje që në përgjithësi shkakton një ndjenjë të pakëndshme, fryrjet mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm që lidhen kryesisht me mënyrën e të ushqyerit, gjë që mbështetet nga fakti se gazrat e tepërta zakonisht shfaqen pas një vakti. Gazrat në stomak nuk ndikohen vetëm nga ushqimi i papërshtatshëm dhe i keq, pra përbërja e tyre por edhe mënyra se si i përtypim.

Me pak fjalë, fryrja e barkut ndodh në shumicën e rasteve:

nëse hamë shpejt, sepse përveç ushqimit gëlltisim edhe një sasi të madhe ajri (aerofagia),

nëse hamë darkë para gjumit,

për shkak të konsumimit të pijeve të gazuara,

nëse jemi intolerantë ndaj disa përbërësve ushqimorë si gluteni apo laktoza

për shkak të marrjes së pamjaftueshme të ushqimeve të pasura me vitamina të grupit B, por edhe për shkak të marrjes së pamjaftueshme të vitaminës D, e cila sipas studimeve të shumta ka një rol të rëndësishme në trajtimin e problemeve gastrointestinale;

por edhe për shkak të:

stresit

mungesa e aktivitetit fizik

përdorimi i ilaçeve të ndryshme

Prandaj, është një gjendje që nuk lidhet me gjininë, moshën apo obezitetin, por më së shumti me stilin e jetesës. Për këtë qëllim përgjigjja e pyetjes “Si të lehtësojmë dhe eliminojmë shkaqet e fryrjes?” është plotësisht logjike dhe duke ndjekur këshillat tona, mund të jetë vetëm më mirë, më lehtë dhe më komod për ju!

Nëse dëshironi të zgjidhni problemin e gazrave në stomak, ju rekomandojmë:

balanconi vaktet tuaja duke reduktuar sasinë e ushqimit dhe duke ngrënë më ngadalë

kontrolloni se nga cilët përbërës të ushqimit jeni intolerant duke mos i përdorur për një periudhë të caktuar

shmangni ngrënien e ushqimeve që nxisin formimin e gazrave si fasulet, lakra, bizelet

zvogëloni marrjen e ushqimeve të yndyrshme dhe të skuqura.

Përktheu dhe përshtati:S.N