Krijimi dhe ndërtimi i besimit me fëmijët është i rëndësishëm për zhvillimin e tyre emocional. Për fat të mirë, nëpërmjet teknikave dhe zakoneve të ndryshme, prindërit mund të ndërtojnë një themel për një marrëdhënie më të thellë dhe besim e respekt të ndërsjellë.
Psikologia e fëmijëve Xhejmi Blloh zbulon mënyrat se si ajo vetë ndërton besimin me fëmijët, domethënë tregon shenjat që tregojnë se besimi ndërtohet me punë.
Ja cilët janë treguesit që ajo i veçon.
- Ju kërkojnë ose ju drejtohen për ngushëllim dhe mbështetje kur janë të zhytur në emocione.
- Ata e dinë se mund të jenë të pambrojtur me ju (kjo përfshin shfaqjen e zemërimit dhe ndarjen e të gjitha llojeve të ndjenjave).
- Ata vrapojnë për t’ju treguar gjëra të reja për të cilat kanë mësuar ose janë të emocionuar.
- Ata ju kërkojnë për lojë dhe ju përfshijnë në interesat e tyre.
- Shprehin dashurinë e tyre për ju pa asnjë arsye, për shembull duke thënë: “Mami/Babi, të dua” ose përmes dhuratave të vogla si lulet që kanë zgjedhur ose vizatimet që kanë bërë.
- Ata flasin hapur për gabimet e tyre dhe i ndajnë ato me ju.
“Në ritmin dhe dinamikën e prindërimit të përditshëm, është e lehtë të anashkalosh shenjat që tregojnë se fëmijët kanë besim tek ju. Besimi është baza e një marrëdhënieje të fortë dhe njohja e këtyre shenjave mund të ndihmojë në forcimin e kësaj marrëdhënieje”, përfundon Blloh.