Në Gjermani nuk do të lejohet më pirja e duhanit në makinë nëse në makinë ka fëmijë apo gra shtatzëna, lajmëroi DPA, duke iu referuar Ministrinë e Shëndetësisë së Gjermanisë.
Ndalesa, për të cilin provincat federale kanë kërkuar prej kohësh, është përcaktuar në një projektligj për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e jo duhanpirësve.
Projektligji, i dorëzuar te ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbah, ende duhet të dakordohet me ministritë e tjera përpara se të paraqitet në Parlament.
Me të parashikohet ndalesa për pirjen e duhanit, e cila tashmë është vendosur në transportin publik, do të zbatohet edhe “në automjete të mbyllura në prani të të miturve apo grave shtatzëna”.
Në vitin 2019, disa shtete gjermane kanë marrë tashmë masa të ngjashme, me gjoba deri në tre mijë euro në rast shkeljeje.
Lauterbahu dëshiron t’i zgjerojë ndalimet aktuale për pirjen e duhanit dhe t’i përfshijë e-cigaret dhe produktet nga kanabisi.
Përktheu dhe përshtati:S.N