Një nga pyetjet më të zakonshme dhe shpesh më frustuese që dëgjojnë nënat e foshnjave është: “A po fle foshnja gjatë natës?” Megjithatë, hulumtimi i ri i kryer në Universitetin “MekGill” zbuloi se prindërit nuk duhet të shqetësohen nëse foshnja e tyre nuk fle gjatë natës në gjashtë muaj e para të jetës apo edhe një vit.
Hulumtimet që do të publikohen së shpejti në revistën shkencore “Pediatrics” zbuluan se një përqindje e madhe e foshnjave të shëndetshme, me zhvillim normal nuk flenë gjatë natës deri në vitin e tyre të parë dhe, pavarësisht nga kjo, nuk kanë rrezik nga zhvillimi i ngadalshëm kognitiv, zhvillimit të të folurit ose aftësive motorike.
“Nëse do të mund tu thoja prindërve vetëm një gjë, do të ishte të mos shqetësoheshin nëse foshnja e tyre ende nuk fle gjatë natës,” thotë autorja e studimit Marie-Helene Penestri.
Gjumi gjatë natës, ose gjumi i konsoliduar, përkufizohet si gjashtë deri në tetë orë gjumë të pandërprerë. Rezultatet e hulumtimit treguan se 38 për qind e foshnjave gjashtë muajsh nuk flenë për gjashtë orë në të njëjtën kohë, dhe më shumë se gjysma – 57 për qind e tyre nuk flenë për tetë orë në të njëjtën kohë. Në 12 muaj, 28 për qind e foshnjave ende nuk flinin për gjashtë orë në të njëjtën kohë, dhe 43 për qind e tyre nuk flinin për tetë orë rresht. Pra, nëse fëmija juaj ende nuk fle gjatë natës, dijeni se nuk jeni i vetmi.