Në kërkim të jetëgjatësisë sekrete të Stjuart Kim, profesor në Departamentin e Biologjisë dhe Gjenetikës në Universitetin e Stanfordit, dhe ekipi i tij hulumtuan gjenet e njëqindvjeçarëve dhe 5,400 90-vjeçarëve dhe zbuluan se variacionet në katër gjene janë shumë të rëndësishme në shpejtësinë e plakjes, dhe kur bëhet fjalë për grupin e gjakut – pa dyshim se kjo ishte grupi zero.
Gjegjësisht, është vërtetuar se personat me grupin e gjakut 0 kanë rrezik më të ulët për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskulare si goditje në tru dhe sulm në zemër, si dhe kanë më pak gjasa të vuajnë nga disa lloje të kancerit, si kanceri i pankreasit dhe kanceri i stomakut.
Një nga arsyet e zbuluara deri më tani pse grupi i gjakut 0 është më i shëndetshmi, është se gjaku i këtij lloji përmban më pak molekula që mund të shkaktojnë mpiksje gjaku dhe sulme në zemër dhe goditje të shkaktuara nga mpiksja e gjakut. Rezistenca ndaj sëmundjeve më të rrezikshme nënkupton një shans më të madh për një jetë të gjatë.