HAJDUTËT, FANTAZMAT, BUBULLIMAT: Frikërat më të madha të fëmijëve në bazë të moshës?

Çfarë është ajo që shkakton më shumë frikë tek fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore?

Frikërat e fëmijëve varen nga disa faktorë, por mosha dhe faza e rritjes në të cilën ndodhen është vendimtare. Në momentin kur njohin frikën specifike tek fëmija i tyre, prindërit mund ta ndihmojnë atë përmes bisedës dhe lojës, duke i treguar dhe sqaruar se nuk ka nevojë ata të kenë frikë.

Nga lindja deri në moshën tre vjeçare – frika nga ndarja prej nënës.

3 vjet frika nga njerëzit, maskat, errësira, kafshët, policia dhe hajdutët.

4 vjet frika nga zhurmat e forta, errësira, kafshët e egra, netët larg nënës.

5 vjet frika nga njerëzit zvogëlohet, por frika nga dështimi, rrëzimi, qentë dhe frika se nëna nuk do të kthehet në shtëpi shtohet.

6 vjet – kjo është periudha në të cilën frika e fëmijëve është më e theksuar. Në këtë moshë, fëmija ka frikë nga tingujt. Ai ka frikë nga fantazmat, shtrigat, kanë frikë se është dikush nën shtratin e tyre, ka frikë se mos humbet, ka frikë nga uji, zjarri, bubullima, rrufeja, ka frikë nga vetmia, ka frikë se diçka do të ndodh me nënën e tij. Fëmijët gjatë kësaj periudhe bëhen më të guximshëm kur bëhet fjalë për lëndime “më të rënda”, por sërish kanë frikë nga gjaku, prerjet…

7 vjet – frika nga hapësira e errët, bodrumi, fantazmat dhe shtrigat. Ka frikë nga hajdutët, njerëzit që fshihen në dollap, nën krevat… Shumë frikëra shfaqen pas dëgjimit të disa historive të frikshme, shikimit të filmave në TV. Gjithashtu, fëmija ka frikë se mos vonohet në shkollë.

Mbi 8 vjeç Kanë më pak frikë, por fëmija tashmë ka frikë nga gjërat dhe situatat reale, të rrezikshme.