Të gjithë e dimë se loja u sjell dobi fëmijëve në mënyra të shumta, nga zhvillimi i imagjinatës e deri te zhvillimi emocional dhe fizik. Por hulumtimi nga Shoqata Ndërkombëtare e Prodhuesve së Pajisjeve të Lojërave (IPEMA) zbuloi se prindërit e sotëm po i kushtojnë gjithnjë e më pak kohë lojës. IPEMA studioi 1000 prindër amerikanë për të zbuluar dhe kuptuar dallimet e brezave në qëndrimet rreth lojës.
Ja disa nga gjetjet kryesore të sondazhit:
Prindërit boomers (të lindur pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillim të viteve të ’60-ta) pajtohen që fëmijët nga loja përfitojnë, fizikisht (93%), social (87%), emocionalisht (85%) dhe njohës (80%).
Tek prindërit e mijëvjeçarit të ri, këto vlera janë më të ulëta: sociale (75%), fizike (74%), njohëse (68%) dhe emocionale (65%).
Fëmijët e mijëvjeçarit të ri luajnë në ambiente të mbyllura gati dy herë më shumë se fëmijët e prindërve Boomers të cilët kalojnë mesatarisht 4,11 orë jashtë në ditë.
Prindërit mijëvjeçarë kanë 73% më shumë gjasa të planifikojnë kohën e lojës për fëmijët e tyre, krahasuar me ata boomers të cilët kanë vetëm 45%.
Tom Norkvist, kryetar i bordit të marketingut të IPEMA-s, deklaroi se: “Fëmijët e mijëvjeçarit të ri po kalojnë më shumë kohë brenda katër mureve, sepse ata vetë po kalojnë më shumë kohë me teknologjinë dhe frikën – duke shkaktuar sindromën e prindërve helikopter. Pranimi masiv i teknologjisë dhe përdorimi i shumtë i telefonave celular tani është një epidemik, dhe koha e kaluar para ekranit sikur po konkurron me natyrën.”
Ai vlerëson se fakti që dërgimi i mesazheve ka zëvendësuar bisedën ballë për ballë është arsyeja pse më shumë kohë shpenzohet brenda.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që fëmijët të kenë kohë për të luajtur. Përpiquni të shmangni stërngarkimin e orarit të fëmijëve tuaj dhe në vend të kësaj, lërini të zgjedhin vetëm dy aktivitete jashtëshkollore. Përveç kësaj, lërini fëmijët të luajnë jashtë ose në shtëpi. Sigurisht, ndonjëherë ata mërziten, por në të shumtën e rasteve ata kanë shumë gjëra të tjera që mund të bëjnë.
Përktheu dhe përshtati:S.N