Instruktorët e notit zbulojnë se për cilat lodra të pishinës duhet të kemi kujdes

Mbytja është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes në mesin e popullatës nga një deri në 24 vjeç, ku grupi më i rrezikuar janë pesëvjeçarët, tregojnë të dhënat  e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lodrat mund të jenë një shtesë argëtuese për lojën në pishinë, por ato mund t’i vënë fëmijët në rrezik, paralajmërojnë instruktorët e notit në shkollën Aquabliss.

“Lodrat që fryhen mund të jenë të rrezikshme nëse lihen në pishinë. Fëmijët mund të përpiqen t’i kapin nga cepi i pishinës dhe të bien në ujë,” deklaruan ata për “The Sun’, duke u kërkuar prindërve që t’i mbajnë të gjitha lodrat larg ujit dhe të kontrollojnë nëse janë të përshtatshme për peshën dhe moshën e fëmijës së tyre.