INTERVISTË ME DR. GORAN JOVIQ: Burrat duhet të bëjnë ekzaminim urologjik të paktën një herë në vit  

Problemet urologjike dhe rreziqet e sëmundjeve janë ende disi të neglizhuara tek njerëzit. Qytetarët ende nuk janë të vetëdijshëm se çfarë mund të ndodhë fshehurazi në organizmin e tyre, ndoshta nuk janë as të informuar sa duhet. Ata zakonisht vijnë në ekzaminimin e parë vetëm kur kanë disa simptoma ose problemet e tyre tashmë kanë filluar.

Zmadhimi i prostatës jo gjithmonë çon në kancer: Dr.Goran Joviq, kirurg urolog në Klinikën “Zhan Mitrev”

Doktor Joviq është kirurg urolog në Klinikën Zhan Mitrev dhe një nga specialistët më të mëdhenj në fushën e urologjisë. Me doktor Joviq flasim hapur për të gjitha temat tabu që lidhen me shëndetin e meshkujve që lindin nga sëmundjet urologjike, për faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve, për simptomat dhe për ekzaminimet dhe kur duhet të paraqiteni tek mjeku. Përveç përkushtimit për shëndetin e pacientit dhe edukimin në disiplinën urologjike, Dr. Joviq përmes shembullit të tij të motoçiklizmit, luajtjes së harmonikës dhe kitarës dërgon një mesazh për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e hobit për çdo person.

Sa të vetëdijshëm janë qytetarët për problemet urologjike dhe a vlejnë ato vetëm për një moshë të caktuar? Sa të nevojshme janë ekzaminimet parandaluese?

Dr. Joviq: Problemet urologjike dhe rreziqet e sëmundjeve janë ende disi të neglizhuar tek njerëzit. Qytetarët ende nuk janë të vetëdijshëm se çfarë mund të ndodhë fshehurazi në organizmin e tyre, ndoshta nuk janë as të informuar sa duhet. Ata zakonisht vijnë në ekzaminimin e parë vetëm kur kanë disa simptoma ose problemet e tyre tashmë kanë filluar. Dhe sëmundjet urologjike, siç janë në trupin e njeriut, ndonjëherë shfaqen dhe zhvillohen pa asnjë simptomë të qartë dhe të dukshme. Prandaj, ekzaminimet duhet të jenë gjithmonë parandaluese, rutinë dhe të rregullta, pa shfaqur asnjë simptomë. Meshkujt i këshillojmë që të paktën një herë në vit të paraqiten për ekzaminim urologjik.

Çfarë është prostata dhe çfarë roli luan ajo në trupin e njeriut?

Dr. Joviq: Prostata është një gjëndër kyçe tek meshkujt që ndodhet në pjesën e poshtme të legenit, poshtë fshikëzës rreth uretrës. Gjëndra e prostatës ka për detyrë të sekretojë një lëng – lëng prostatik, i cili është mjedisi në të cilin mbijetojnë spermatozoidet e prodhuara në testikuj.

Cilat janë simptomat fillestare që mund të tregojnë se ekziston një problem me prostatën?

Dr. Joviq: Simptomat fillestare janë gjithmonë të padukshme dhe vijnë paparalajmërim, sidomos për këtë sëmundje. Përkatësisht për faktin se simptomat shfaqen gradualisht, pacientët duket se janë mësuar me to. Por si simptomë e parë e hiperplazisë, nga e cila nis gjithçka, është dobësimi i presionit, pra ulja e presionit gjatë urinimit dhe kur kjo përsëritet, tashmë është shenjë se duhet të paraqiteni tek mjeku për ekzaminim. Më pas urinimi bëhet më i vështirë, pacienti bën përpjekje për të urinuar, ka rrjedhje të pamjaftueshme, frekuencë urinimi, urinim i shpeshtë gjatë natës dhe më tej me përparimin e këtyre simptomave, ka një dobësim të plotë të rrymës/presionit, madje edhe urinim me pika ose pamundësi për të urinuar.

A çon prostata e zmadhuar në kancer dhe cilët janë faktorët për t’u prekur nga kjo sëmundje?

Dr. Joviq: Zmadhimi i prostatës jo gjithmonë çon në kancer. Është e mundur që gjëndra e prostatës të shndërrohet në një sëmundje malinje dhe të fillojë zhvillimin e kancerit. Por nuk ka të bëjë me zmadhimin e prostatës (hiperplazimin) por lidhet me shfaqjen e qelizave malinje në vetë gjëndrën e prostatës. Simptomat e kancerit të prostatës dhe hiperplazisë beninje janë saktësisht të njëjta, ndaj është e nevojshme që çdo person, pavarësisht moshës, të bëjë një ekzaminim në kohë, sepse kanceri i prostatës, nëse zbulohet në kohë, është 100% i shërueshëm dhe është shumë e rëndësishme që pacientët të jenë të informuar për këtë.

Urologjia estetike është një lloj mrekullie në mjekësi dhe e njëjta gjë vlen edhe këtu në klinikën Zhan Mitrev. Duke ndjekur trendet më të fundit në urologjinë estetike dhe duke përdorur mjetet më të fundit ndihmëse, tashmë në Klinikën Zhan Mitrev është bërë rutinë vendosja e protezave testikulare dhe penile, të cilat e zgjidhin në mënyrë perfekte mosfunksionimin. Shpesh bëjmë edhe operacione plastike të penisit, pra ekstension aty ku është e nevojshme terapeutikisht dhe ku ka ndonjë handikap të caktuar. Duhet të kuptojmë se urologjia estetike aplikohet për të përmirësuar funksionin shëndetësor. 

Sa ndikon dieta dhe mënyra e jetesës në shfaqjen e kancerit të prostatës?

Dr. Joviq: Është e vërtetë që kanë ndikim, megjithatë nuk janë vendimtare, por gjithësesi nuk duhet të anashkalohen edhe statistikat që tregojnë se edhe dieta ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundje, sidomos në vendet ku përdoren/konsumohen produkte të tymosura dhe gjysëm të papërpunuara në sasi të mëdha. Megjithatë, kohët e fundit kjo sëmundje lidhet më shumë me rrezatimin dhe ndotjen, të cilat kanë një ndikim shumë më të madh në krahasim me vetë dietën. Dhe ne jetojmë pikërisht në një mjedis të tillë, me një shkallë të lartë të ndotjes së ajrit gjatë gjithë vitit, prandaj këta faktorë rreziku duhet të na kujtojnë edhe një herë domosdoshmërinë e ekzaminimeve të rregullta.

Simptomat fillestare janë gjithmonë të padukshme dhe vijnë paparalajmërim, sidomos për këtë sëmundje. Përkatësisht për faktin se simptomat shfaqen gradualisht, pacientët duket se janë mësuar me to. Por si simptomë e parë e hiperplazisë, nga e cila nis gjithçka, është dobësimi i presionit, pra ulja e presionit gjatë urinimit dhe kur kjo përsëritet, tashmë është shenjë se duhet të paraqiteni tek mjeku për ekzaminim. Më pas urinimi bëhet më i vështirë, pacienti bën përpjekje për të urinuar, ka rrjedhje të pamjaftueshme, frekuencë urinimi, urinim i shpeshtë gjatë natës dhe më tej me përparimin e këtyre simptomave, ka një dobësim të plotë të rrymës/presionit, madje edhe urinim me pika ose pamundësi për të urinuar.

Si duket dhe nga çfarë konsiston ekzaminimi i parë tek urologu?

Dr. Joviq: Çdo ekzaminim fillon me një bisedë midis mjekut dhe pacientit, të paktën kjo është e domosdoshme këtu në klinikën Zhan Mitrev. Biseda me pacientin është ndoshta pjesa më e domosdoshme sepse këtu vendoset marrëdhënia me pacientin, zhvillohet besimi i ndërsjellë, gjatë së cilës mjeku merr një pamje reale për jetën e pacientit, gjendjen shëndetësore dhe problemin e mundshëm shëndetësor. Përmes bisedës zbulohen simptomat, zakonet e jetës dhe rutinat e pacientit. Para fillimit të ekzaminimit fizik, sigurisht që është e pashmangshme të bëhen disa analiza laboratorike dhe të kontrollohet antigjeni specifik i prostatës PSA. Nëse rezulton e nevojshme, pason ekzaminimi me eko, në të cilën shihet i gjithë sistemi urinar, fillimisht me fshikëz të plotë dhe më pas me fshikëz të zbrazët, matet urina e mbetur (rest urina), sigurisht nëse ka resturinë. Më pas veprohet sipas asaj që është e nevojshme dhe e domosdoshme për gjendjen e pacientit. Por ekzaminimet e rregullta kontrolluese janë fillimi i gjithçkaje, sepse synojnë parandalimin e zhvillimit të çdo sëmundjeje.

Çfarë qasje përdoret në Klinikën Zhan Mitrev për zgjidhjen e funksionalitetit urologjik dhe a ekziston urologjia estetike në vendin tonë?

Dr. Joviq: Urologjia estetike është një lloj mrekullie në mjekësi dhe e njëjta gjë vlen edhe këtu në klinikën Zhan Mitrev. Duke ndjekur trendet më të fundit në urologjinë estetike dhe duke përdorur mjetet më të fundit ndihmëse, tashmë në Klinikën Zhan Mitrev është bërë rutinë vendosja e protezave testikulare dhe penile, të cilat e zgjidhin në mënyrë perfekte mosfunksionimin. Shpesh bëjmë edhe operacione plastike të penisit, pra ekstension aty ku është e nevojshme dhe ku ka ndonjë handikap të caktuar. Duhet të kuptojmë se urologjia estetike aplikohet për të përmirësuar funksionin shëndetësor. Kur bëhet fjalë për mosfunksionim të caktuar të ndonjë pjese të sistemit urologjik, nuk ka dyshim se duhen marrë të gjitha masat e nevojshme. Këtu përfshihet edhe plastika apo protezat, të cilat më pas si pjesë e trupit duhet të bëhen për të funksionuar pa të meta dhe mangësira.

Cilat janë statistikat, sa shpesh meshkujt në Maqedoni zgjedhin këtë lloj ekzaminimi?

Dr. Joviq: Në dhjetë vitet e fundit, në muajin nëntor, meshkujt kudo në botë simbolikisht lëshojnë mustaqe në shenjë mbështetjeje dhe ndërgjegjësimi për shëndetin e meshkujve dhe bëhen pjesë e lëvizjes botërore MOVEMBER me të cilën solidarizohen dhe apelojnë për ekzaminime parandaluese. Lëvizja MOVEMBER është përhapur me sukses edhe në vendin tonë dhe mendoj se ka një ndikim të madh në ndërgjegjësimin për këtë sëmundje, veçanërisht tek popullata e re, e cila tashmë po hyn në moshën e rrezikut dhe gjithashtu është edukuar në lidhje me këtë problematikë dhe këto tendenca. Në klinikën tonë tradicionalisht gjatë asaj periudhe promovohen ekzaminimet urologjike parandaluese me çmime promocionale për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mashkullore për t’u bërë më e përgjegjshme ndaj shëndetit urologjik. E mira është se funksionon dhe meshkujt paraqiten për kontrollet e para dhe ndjekin një kalendar kontrollesh të rregullta. Prandaj mbështetja e nismave të tilla duhet të bëhet vërtet traditë për të trajtuar në kohë simptomat tek meshkujt dhe për të mbrojtur shëndetin e meshkujve.

Përveçse jeni mjek dhe i përkushtuar vazhdimisht ndaj pacientëve, keni edhe aktivitete hobi, siç është instrumenti muzikor harmonika dhe motoçiklizmi. Cili është pasioni juaj më i madh?

Dr. Joviq: Mund të them se gjithçka që lidhet me adrenalinën më jep kënaqësi. Zakonisht adrenalinën e marr gjatë ngasjes me motor, por adrenalinën e marr edhe në sallën e operacionit. Skijimi është gjithashtu një nga sportet e mia të preferuara. Kohë më pare kam qenë edhe instruktor në këtë sport. Më pëlqejnë njerëzit, më pëlqen të krijoj miqësi, luaj kitarë, harmonikë, madje edhe kombinim i të dyja instrumentave kitarës dhe harmonikës në të njëjtën kohë. Për mua mosha është vetëm një numër, shpirti dhe disponimi i mirë janë çelësi, prandaj zgjedh aktivitete hobi që më relaksojnë shumë, që më japin një ndjenjë dhe energji pozitive.

A mund të ndikojnë aktivitetet shtesë jashtë rutinës së përditshme të punës, si hobi dhe si ndikojnë ato mbi shëndetin?

Dr. Joviq: Sigurisht dhe pa mëdyshje. Ndikimi pozitiv në shëndet vjen nga fakti se të gjitha aktivitetet, të cilat nuk lidhen me detyrat e punës, çfarëdo qofshin ato, japin një moment relaksi. Këto aktivitete ushqejnë shpirtin tonë, fisnikërojnë jetën tonë. Nuk është kurrë mirë që njerëzit të jenë pasivë. Thjesht duke shkuar në shtëpi dhe duke u mbyllur. Secili duhet të ketë një qëllim para tij dhe të bëjë diçka të re, të ndryshme, e cila në të vërtetë e mbështet atë mendërisht dhe fizikisht.