Fëmija në shtratin e prindërve është gjithmonë një çështje delikate – shumë persona drejtojnë syrin dhe gishtin prindërve të cilët janë “shumë të dobët” për ta transferuar fëmijën në shtratin e tyre, ndërsa këta të fundit besojnë se është më mirë për zhvillimin emocional të fëmijës.
Sipas hulumtimeve, fëmijët duhet të jenë në shtrat me nënat e tyre deri në moshën tre vjeçare, sepse kjo është e mirë për zemrën e tyre.
Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët duhet ta ndajnë shtratin me nënat e tyre deri në moshën tre vjeçare sepse u bën mirë zemrës. Këtë deklaratë e bëri të ditur një pediatër, i cili vuri re se foshnjat e ndara nga nënat e tyre flenë shumë më të shqetësuar se ata që ishin në krahët e nënës së tyre. Ai gjithashtu pohon se zemrat e fëmijëve që flinin në krevat fëmijësh ishin nën stres.
Gjithashtu, gjumi i ndarë thuhet se e bën më të vështirë lidhjen e nënës dhe fëmijës, si dhe zhvillimin e trurit, dhe më vonë mund të çojë në sjellje të padëshirueshme tek fëmijët.
Dr Nills Bergman, nga Universiteti i Kejp Town në Afrikën e Jugut, beson se foshnjat duhet patjetër të kalojnë javët e para të jetës së tyre duke fjetur me nënat e tyre në gjoks për zhvillim optimal. Pas kësaj, fëmijët duhet të vazhdojnë të ndajnë një shtrat me nënat e tyre derisa të jenë rreth tre vjeç.
Studime të tjera, ato që tregojnë për mundësinë, që prindërit të lëndojnë fëmijën e tyre duke u rrokullisur gjatë natës ose duke e mbytur në ndonjë mënyrë tjetër, kundërshtohen kategorikisht këto teori të tilla. Së fundmi, në studimet e kryera në Britaninë e Madhe, dy të tretat e vdekjeve të papritura të foshnjave ndodhën ndërsa ata ishin duke ndarë një shtrat me prindërit e tyre.
Dr. Bergman beson se ka shkaqe të tjera të vdekjes së foshnjave, të tilla si lodrat e papërshtatshme, jastëkët e tepërt, erërat toksike…
Ai kreu hulumtime tek 16 të porsalindur, disa prej të cilëve flinin në gjoksin e nënës së tyre, të tjerët vetëm në krevat fëmijësh. Zemrat e atyre në krevat fëmijësh ishin nën stres tre herë më shumë se ato në gjoksin e nënës.
Përktheu dhe përshtati:S.N