Ja si ta qetësoni fëmijën tuaj kur ka frikë nga stuhitë dhe vetëtimat

Ndihmoni fëmijën tuaj që të kuptojë më mirë bubullimat, vetëtimat, shiun dhe stuhitë.

Nëse fëmija juaj ka frikë nga stuhitë, nuk është e çuditshme. Era, shiu, zhurmat e forta dhe ndezjet e dritës mund të shkaktojnë mbingarkesë shqisore. Ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë bubullimat, vetëtimat, shiun dhe stuhitë.

Para stuhisë

Flisni me fëmijën tuaj për atë, se çfarë ndjen apo emocionesh ka para se të vjen stuhia me shi.

Jini të hapur dhe dëgjoni, sigurohuni që fëmija të ndihet rehat dhe mos e minimizoni frikën e tij.

Shpjegojini fëmijës tuaj se çfarë ndodh gjatë një stuhie. Kuptimi i shkakut të stuhive mund të zvogëlojë ankthin.

Bëni një plan sigurie. Flisni me fëmijën tuaj se çfarë mund të bëni për të qëndruar të sigurt gjatë një stuhie nëse jeni jashtë apo në shtëpi dhe çfarë mund të bëni ju për atë që ai të ndjehet i qetë.

Gjatë kohës së stuhisë

Qëndroni të qetë dhe inkurajoni fëmijën. Jini të pranishëm, përkëdhelni fëmijën, buzëqeshni dhe ofroni një përqafim.

Sigurojeni fëmijën se ai është i sigurt dhe se ju jeni aty për t’u kujdesur për të.

Kur fëmija të qetësohet, pyesni atë se çfarë e bën atë të ndihet më mirë. Ndërtoni një fortesë jastëku, bëni një vakt të shijshëm ose pije të nxehtë, lexojini atij një histori.

Pas stuhisë

Sigurojeni fëmijën, se stuhia ka mbaruar dhe ai të kthehet në aktivitetet normale.

Kufizoni ekspozimin ndaj lajmeve për të reduktuar ankthin e panevojshëm të stuhisë së fëmijës suaj.

Përktheu dhe përshtati:S.N