Fëmijët shpesh testojnë durimin e prindërve të tyre, veçanërisht kur ata bëhen të shqetësuar. Nuk është gjë e madhe, të gjithë fëmijët në një moment të caktuar shqetësohen por ka disa gjëra që mund të bëni dhe thjesht të përmirësoni sjelljen e tyre.
- Jini këmbëngulës
Mos e ndryshoni sjelljen tuaj nga dita në ditë. Jini këmbëngulës. Nëse keni vendosur disa rregulla, zbatoni ato. Nëse jeni të ndryshueshëm, pra një ditë e lini fëmijën të bëjë diçka të ndaluar, të nesërmen jo, ai nuk do t’ju marrë seriozisht.
- Vendosni kufij
Vendosni kufij dhe mos e lini fëmijën tuaj të marrë vendime për ju. Nëse është i shqetësuar dhe i zemëruar për diçka që nuk po i’a arrit, ju duhet të qëndroni të qetë dhe të butë. Bëjani me dije se nuk e merr dot atë që dëshiron në këtë mënyrë.
- Kufizimet
Shikimi i filmave vizatimorë çdo ditë pa kufizim kohor mund ta mbi-aktivizojë fëmijën, ai do të jetë i emocionuar, më energjik se zakonisht dhe do të bëhet më i shqetësuar. Kufizoni periudhën se sa gjatë mund të përdor ekranin.
- Tregojini atij pasojat
Lëreni fëmijën të shohë pasojat e sjelljes së keqe. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se do të futet në telashe nëse bëhet i acaruar dhe i pabindur.
- Mos lëshoni pe
Nëse fëmija fillon të qajë, mos u dorëzoni menjëherë. Ju thjesht do ta llastoni atë dhe kjo do ta bëjë atë të kuptojë se ai duhet thjesht të qajë, dhe përsëri të marrë atë që nuk i nevojitet.
- Dëgjoni fëmijën tuaj
Pyete atë, përse po sillet në këtë mënyrë dhe çfarë do të mund të bëhej për ta ndaluar atë.
- Mos bërtisni
Nëse filloni të bërtisni, ju merrni vetëm efektin e kundërt. Ai mund të qetësohet për momentin, por më vonë do të sillet njësoj si ju.