Këto shenja tregojnë se fëmija juaj është më inteligjent se moshatarët e tij

Nëse fëmija juaj shfaq ndonjë nga këto shenja, është koha të angazhoheni për t'i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Atë që nuk e dini është, ajo se ekzistojnë disa shenja që tregojnë një IQ të lartë që në moshë të hershme.

Nëse fëmija juaj shfaq ndonjë nga këto shenja, është koha të angazhoheni për t’i ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

  1. Ia del të arrijë atë që i nevojitet

Prindërit monitorojnë arritjet e foshnjave të tyre sepse në këtë mënyrë ata e dinë se ata po zhvillohen fizikisht, kognitivisht dhe emocionalisht. Megjithatë, nëse fëmija juaj ia del të arrijë atë që i nevojitet, më herët se moshatarët e tij, kjo është një shenjë e mundshme inteligjence. Për shembull, nëse një fëmijë 10 mundohet të lidh një fjali, është e qartë se ai është më i avancuar se moshatarët e tij.

  1. Ka fokus të mirë

Foshnjat dhe të vegjlit nuk mund të kenë fokus për një kohë të gjatë për një detyrë të caktuar. Por këtë nëse e posedon duhet ta dini që ju po rrisni një Ajnshtajn të vogël.

Për shembull, një foshnjë inteligjente pesë muajshe mund të luajë me kocka të vogla për më shumë se 15 minuta ose të dëgjojë me vëmendje ndërsa ju i tregoni një histori.

  1. I pëlqen të zgjidhë problemet

Nëse i hiqni ushqimet e fëmijës dhe ai kërkon një mënyrë për t’i marrë ato, ai përpiqet të gjejë një zgjidhje për problemin. Fëmijët e avancuar janë shumë të mirë në zgjidhjen e problemeve dhe nuk do të dorëzohen thjesht.

  1. E shijon vetminë apo edhe e preferon atë

Fëmijët janë persona që socializohen dhe nuk u pëlqen të jenë vetëm, por nëse vogëlushit tuaj i pëlqen kjo, ai mund të jetë inteligjent mbi mesataren.

Fëmijë të tillë do t’i njihni nga fakti se ata kënaqen duke luajtur vetëm ose preferojnë shoqërinë e fëmijëve më të mëdhenj në vend të bashkëmoshatarëve të tyre.

  1. Është jashtëzakonisht kurioz

Fëmijët janë kureshtarë nga natyra, por nëse ju pyesin intensivisht për gjërat dhe botën përreth tyre, ju duhet të ofroni përgjigje dhe të përmirësoni zhvillimin e tyre.

  1. Është i kujdesshëm

Një nga shenjat më të hershme të inteligjencës tek një fëmijë është kujdesi. Foshnjat e tilla janë të vetëdijshme për rrethin e tyre dhe njerëzit përreth. Ata bëjnë kontakt me sy që në moshë të re dhe ju shpërblejnë me një buzëqeshje apo ju përshëndesin me dorë nga larg kur ju shohin.