Pediatri ukrainas, shkrimtar dhe prezantues televiziv Evgenij Komarovski shpesh takohet me prindër që nuk dinë t’i bëjnë fëmijët e tyre t’i dëgjojnë dhe t’i respektojnë. Kur prindërit e një djaloshi shtatëvjeçar u ankuan se fëmija i tyre i shikon me urrejtje dhe përgjigjet në një mënyrë shumë të vrazhdë, Komarovski ua sqaroi se respekti nuk mësohet me fjalë, por me vepra.
“Ti mund t’i thuash djalit tënd atë që dëshiron, por derisa ai vetë të përjetojë situata në të cilat babai i tij di më shumë, në të cilat babai i tij mund të bëjë më shumë dhe më mirë, në të cilat ai do të tregojë inteligjencën dhe burrërinë e tij, në të cilat fëmija i tij do të mësonte diçka, vetëm atëherë fëmija do të mësojë të vlerësojë babanë e tij. “Fëmija këtë asnjëherë nuk do ta mësojë nëse babai nuk gjindet pranë tij” sqaron Komarovski.
E njëjta gjë vlen edhe për nënat, por problemi është se prindërit modernë punojnë shumë dhe kanë pak kohë për fëmijët e tyre sepse duhet të fitojnë bukën e gojës.
“Nëse nuk i kushtoni kohë fëmijës, ai nuk mund ta kuptojë konceptin se duhet të të dëgjojë”, përfundon dr.Komarovski.