Edhe pse ata ndoshta nuk do ta pranojnë kurrë këtë, çdo prind është i lumtur kur dëgjon se fëmija i tyre është mbi mesataren ose më i suksesshëm në diçka sesa bashkëmoshatarët e tij. E njëjta gjë vlen edhe për inteligjencën e tij. Siç shpjegojnë psikologët, ndonjëherë edhe shenjat më të pazakonta mund të tregojnë se një fëmijë mund të jetë inteligjent mbi mesataren.
Njëra nga këto shenjat, është kur një fëmijë dëshiron të kalojë kohë me të rriturit. Gjegjësisht, shpeshherë i shqetëson prindërit kur shohin se fëmija nuk dëshiron të shoqërohet me moshatarët e tij, por preferon të kalojë kohë me të rriturit. Megjithatë, psikologët theksojnë se kjo është një nga shenjat konkrete se fëmija konkretisht mund të jetë gjeni i vogël.
Shenja të tjera që zbulojnë inteligjencën tek një fëmijë përfshijnë këto:
- Kujtesa e jashtëzakonshme
- Interes i hershëm për të lexuar
- Hobi dhe interesa të pazakonta
- Sens humori
- Empati e fortë kundrejt të tjerëve.
Përktheu dhe përshtati:S.N