Lindja e fëmijës sjell ndryshime pozitive në trupin e femrës

Përveç plasaritjeve të thimthave në gji, rrjedhjes së qumështit nga gjinjtë, dhimbjeve të kyçeve, shpinës, strijave, plagëve, rritjes së oreksit, uljes së dëshirës seksuale, nënat pas lindjes zbuluan edhe disa ndryshime pozitive për të cilat nuk i kishin menduar më parë.

Shtatzënia dhe periudha pas lindjes sjellin me vete një sërë ndryshimesh që mund të shfaqen ndryshe tek çdo grua. Dhe ndërsa shumica flasin për ndryshimet negative, vështirë se dikush përmend ato pozitive.

Por një grup nënash zbuluan mënyrat në të cilat trupi i tyre ndryshonte pas lindjes. Përveç plasaritjes së thimthave në gji, rrjedhjes së qumështit nga gjinjtë, dhimbjeve të kyçeve, shpinës, strijave, plagëve, rritjes së oreksit, uljes së dëshirës seksuale, nënat pas lindjes zbuluan edhe disa ndryshime pozitive për të cilat nuk i kishin menduar më parë.

Për nënat që ushqejnë me gji, përparësia më e madhe ishte të kenë gjoks të madh. Përveç kësaj, krahë dhe shpatulla të forta dhe me muskuj për shkak të mbajtjes së foshnjës janë një tjetër avantazh. Disa prej tyre luftuan me psoriazën, e cila u largua pas lindjes, dhe disa me kalimin e kohës humbën një pjesë të madhe të depozitave të yndyrës.

Një nënë shtoi se pragu i dhimbjes së saj u rrit me lindjen. Të tjerë thanë se shëtitjet e shpeshta me fëmijët jashtë përmirësonin gjendjen e tyre dhe gjithashtu nivelin e vitaminës D për shkak të qëndrimit në diell. Disa kanë zbuluar se ushqimet që më parë nuk mund të toleronin nuk ishin më të neveritshme për ta pas lindjes.

Trupi i një gruaje ndryshon në shumë mënyra pas lindjes. Pas lindjes, ajo duhet të kthehet në formën dhe gjendjen e saj të mëparshme, por kërkon ca kohë, kështu që mos u dëshpëroni, por gëzohuni me fitoret e vogla.