Prindërve të fëmijëve të vegjël nuk u janë të panjohura situatat në të cilat humori i fëmijës përkeqësohet papritur. Kjo ndodh shpesh në një qendër tregtare, kafene ose park, ose në vende publike ku ka shumë njerëz.
Është e rëndësishme të dini se si të menaxhoni emocionet. Kjo është arsyeja pse logopedia Seda Kasparova jep këshilla se si ta qetësoni fëmijën në vetëm dy minuta.
“Duhet ta ulni fëmijën në prehër, por vetëm nëse ai është dakord, ose të uleni pranë tij për ta parë në sy. Kërkojini atij të marrë frymë thellë bashkë me juve. Më pas kërkojini fëmijës të emërtojë pesë objekte që janë afër. Një stol, një karrige, lodra… Do të praktikoni vëzhgimin dhe fjalorin në të njëjtën kohë”, shpjegon ajo.
Më pas kërkojini fëmijës të emërojë pesë ngjyra. Ai gjithashtu mund të listojë pesë dëshirat e tij.
“Kjo jo vetëm që do ta shpërqendrojë, por edhe do ta ndihmojë të mësojë më shumë për synimet e tij. Kjo teknikë e thjeshtë do ta lejojë fëmijën të qetësohet dhe të tërhiqet nga emocionet negative”, thotë Kasparova.