Në Holandë dhe Danimarkë, çdo nënë ka të drejtën ligjore për ndihmën e një “kraamzorg”, domethënë një infermiere që është e pranishme pas lindjes dhe që ndihmon nënën se si ta ushqejë fëmijën me gji, në të ushqyerit, higjienën dhe kujdesin. Ajo i viziton prindërit çdo ditë për t’i ndihmuar dhe përshtatur me anëtarin e ri “foshnjën”.
Çka është “kraamzorg“?
Një Kraamzorg është një kujdestare pas lindjes, domethënë një lloj infermiere patronazhi, ajo është një profesioniste e trajnuar që ofron mbështetje për nënat dhe foshnjat e tyre pas lindjes. Përveç ndihmës praktike për nënat dhe baballarët dhe njohjen e tyre me detyrat e tyre, ajo ofron edhe mbështetje emocionale.
Në Danimarkë, shërbimet “kraamzorg” mbulohen nga sigurimet shëndetësore dhe prania e kësaj infermiere “mami” shërben edhe si masë parandaluese për njohjen e disa problemeve shëndetësore, si dhe për të kontrolluar nëse gjërat funksionojnë në familje ashtu siç duhet, nëse ka dhunë dhe abuzim.
Përveç ndihmës së foshnjës, infermieret kujdestare në Danimarkë dhe Holandë ndihmojnë gjithashtu në larjen e rrobave dhe përgatitjen e vakteve për familjen, si dhe me mirëmbajtjen e shtëpisë për ta bërë më të lehtë për prindërit. Kjo varet nga marrëveshja individuale midis “kraamzorg” dhe familjes dhe mund të ndryshojë në varësi të dëshirave dhe nevojave të tyre.
Megjithëse ky sistem vlerësohet dhe përvojat e shumë nënave tregojnë se ai është i dobishëm, problemi është se Danimarkës dhe Holandës shpesh i mungojnë një numër i mjaftueshëm kujdestarësh.