Është e qartë se me kalimin e moshës gjasat për të mbetur shtatzënë. Kjo është për shkak se gratë lindin me një numër të caktuar vezësh që zvogëlohen me kalimin e moshës. Përveç kësaj, shtatzënia pas moshës 35 vjeçare vjen me rreziqe shtesë të komplikimeve si hipertensioni, diabeti ose anomalitë kromozomale tek të porsalindurit.
Për këto arsye, gratë shpesh këshillohen të mbeten shtatzënë më herët për të shmangur pasojat e mundshme negative. Megjithatë, studimet e reja tregojnë se shtatzënia e mëvonshme në jetë ka avantazhet e saja, një prej të cilave është se nënat më të vjetra thuhet se i rrisin më mirë fëmijët e tyre.
Rezultatet e hulumtimit zbuluan se nënat e moshuara nuk ishin aq të rrepta për sa i përket imponimit të disiplinës fizike dhe verbale ndaj fëmijëve të tyre kur ata ishin midis moshës 7 dhe 11 vjeç. Si rezultat, fëmijët e kësaj grupmoshe shfaqën më pak vështirësi në sjellje dhe më pak probleme sociale dhe emocionale.
Siç shkruan “Times of India”, hulumtimi i kryer në Fakultetin e Biznesit dhe Shkencave Sociale në Universitetin Arhus të Danimarkës ka treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë lindur në moshën 35 vjeç e lart, kanë disa avantazhe.
Rezultatet e hulumtimit zbuluan se nënat e moshuara nuk ishin aq të rrepta për sa i përket imponimit të disiplinës fizike dhe verbale ndaj fëmijëve të tyre kur ata ishin midis moshës 7 dhe 11 vjeç. Si rezultat, fëmijët e kësaj grupmoshe shfaqën më pak vështirësi në sjellje dhe më pak probleme sociale dhe emocionale.
Përktheu dhe përshtati: S.N