Menisku i këputur (çarë) – dëmtimi më i zakonshëm i gjurit

Menisku i këputur (çarë) është një nga dëmtimet më të zakonshme të gjurit. Çdo aktivitet që ju bën të përdridhni gjurin tuaj me forcë, veçanërisht kur vendosni të gjithë peshën tuaj mbi të, mund të çojë në një këputje të saj.

Menisku i këputur (çarë) është një nga dëmtimet më të zakonshme të gjurit. Çdo aktivitet që ju bën të përdridhni gjurin tuaj me forcë, veçanërisht kur vendosni të gjithë peshën tuaj mbi të, mund të çojë në një këputje të saj.

Secili nga gjunjët tuaj ka dy pjesë kërci në formë C që veprojnë si një jastëk midis tibisë dhe femurit tuaj. Menisku i këputur shkakton dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi. Ju gjithashtu mund të ndjeni se lëvizja e gjurit është e bllokuar dhe keni probleme me zgjatjen e plotë të gjurit.

Trajtimi konservativ – si pushimi, akulli dhe mjekimi – ndonjëherë është i mjaftueshëm për të lehtësuar dhimbjen e një miniskusi të këputur dhe për t’i dhënë kohë lëndimit të shërohet vetë. Megjithatë, në raste të tjera, një menisk i këputur kërkon trajtim kirurgjik.

Simptomat

Nëse e keni këputur meniskun, mund t’ju duhen 24 orë ose më shumë që të fillojë dhimbja dhe ënjtja, veçanërisht nëse këputja është e vogël. Ju mund të zhvillohen shenjat dhe simptomat e mëposhtme në gjurin tuaj:

Ndjesia e shpërthimit

Ënjtje ose ngurtësi

Dhimbje, veçanërisht kur rrotulloni gjurin

Vështirësi në drejtimin e plotë të gjurit

Një ndjenjë sikur gjuri juaj është ngurtësuar kur përpiqeni ta lëvizni

Ndjesia e lëshimit së gjurit

 

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni dhimbje gjuri apo është i fryrë, ose nëse nuk mund ta lëvizni gjurin në mënyrat si zakonisht.

Shkaqet

Menisku i këputur (çarë)  është një nga dëmtimet më të zakonshme të gjurit. Çdo aktivitet që ju bën të shtrembëroni (përdredhni) apo përkulni gjurin tuaj me forcë, veçanërisht kur vendosni të gjithë peshën tuaj mbi të, mund të çojë në një këputje të saj. Edhe përkulja, ulja ose ngritja e diçkaje të rëndë ndonjëherë mund të çojë në këputjen, (çarjen)  e saj.

Tek personat e moshuar, ndryshimet degjenerative në gjunj mund të asocojnë në një minisk të këputur (çarë) me pak ose aspak traumë.

Faktorët e rrezikut

Aktivitetet që përfshijnë një pozitë të shtrembër dhe të përkulur të gjurit ju vënë në rrezik për një këputje të saj. Rreziku është veçanërisht i lartë për atletët – veçanërisht ata që marrin pjesë në sporte kontakti, si futbolli, ose aktivitete që përfshijnë rrotullim, si tenisi ose basketbolli.

Konsumimi i indit që gjendet në gjunjë, me kalimin e moshës rrit rrezikun e një  menisku të këputur, (çarë). Ngjashëm edhe obeziteti.

Komplikimet

Një menisk i këputur (çarë) mund të çojë në një ndjenjë të lëshimit të gjurit, një paaftësi për të lëvizur gjurin siç do ta bënit normalisht ose dhimbje të vazhdueshme në gju. Mund të keni më shumë gjasa të zhvilloni osteoartrit në gjurin e dëmtuar.

Përktheu dhe përshtati:S.N