Pirja e duhanit nuk është e dëmshme vetëm për shëndetin e atyre që pinë duhan, por edhe për ata që i rrethojnë. Sipas mjekut të specializuar në trajtimin e varësive, Alexander Tanin, fëmijët mund të zhvillojnë disa sëmundje nëse prindërit e tyre pinë duhan.
“Fëmijët e prindërve duhanpirës rrezikohen të vuajnë nga çrregullime kronike të mushkërive dhe qendrës së rregullimit të gjumit dhe zgjimit. Probleme me zhvillimin motorik dhe mendor, funksionet njohëse dhe përqendrimi janë gjithashtu të mundshme”, thotë ai.
Pikërisht në tymin pasiv është i përqendruar numri më i madh i kancerogjenëve kimikë
Siç shpjegon ai, efekti toksik i pirjes së duhanit “indirekt” shkaktohet jo vetëm nga thithja e tymit , por edhe nga produktet terciare të djegies – letra dhe përbërësit e përzierjes së duhanit.
“Këto produkte mbeten të pezulluara në ajër dhe pluhur dhe qëndrojnë për disa orë deri në disa ditë”, vuri në dukje Tanin.
Fëmija mund të zhvillojë sëmundje të ORL-së, astmë, obstruksion bronkial kronik dhe rezistenca e trupit ndaj infeksioneve mund të ulet.
Shkencëtarët kanë zbuluar se 80% e të gjitha substancave të dëmshme shpërndahen në ajër gjatë pirjes së duhanit. Pikërisht në tymin pasiv është përqendruar numri më i madh i kancerogjenëve kimikë.