Megjithëse rritja e fëmijëve është e mrekullueshme, mund të jetë gjithashtu shumë e lodhshme. Lumturia dhe vetëbesimi i fëmijëve është synimi dhe prioriteti më i madh i shumë prindërve, por për shkak të përgjegjësive të shumta dhe stilit të jetesës moderne, me ritme të shpejta, ata jo gjithmonë mund të ndikojnë ndjeshëm në arritjen e këtij qëllimi.
Edhe pse ekzistojnë disa zakone prindërimi që mund të zhvillojnë vetëbesimin tek fëmijët, ka edhe nga ato që mund ta dëmtojnë atë, paralajmëron psikoterapistja Maja Ushioko. Ajo tregon tre sjelljet e prindërve që mund të pengojnë zhvillimin e vetëvlerësimit tek fëmijët.
Ja cilat këshilla ajo i veçon:
- Mos i krahasoni fëmijët me të tjerët, edhe nëse përpiqeni t’i inkurajoni.
- Mos i lini të ndihen sikur të tjerët po i gjykojnë, për shembull, “Mos qani, dikush do t’ju shohë”.
- Mos e ekzagjeroni kur bëjnë një gabim. Normalizoni gabimet dhe motivoni fëmijët të provojnë përsëri.
“Prindër, shmangni këto tre gjëra që të mos dëmtoni vetëvlerësimin e fëmijës suaj”, përfundon Ushioko.