Ekzistojnë shumë teori që tregojnë për psikologjinë e fëmijëve. Ndër to është edhe ajo që vërteton, atë se, radha e lindjes ndikon në personalitetin e fëmijëve. Kjo u formulua nga Alfred Adler, një nga bashkëkohësit e Frojdit. Edhe pse kjo tani është e paqartë, ka nxitur shumë kërkime mbi krahasimet e personalitetit të vëllezërve dhe motrave. Një nga këto studime konfirmoi se vëllai më i vogël është më argëtuesi.
Një sondazh i JuGov zbuloi se motrat dhe vëllezërit e vegjël kanë një sens humori më të fortë se sa më të mdhenjt. Kjo ndodh kështu, sepse shpesh më i rituri apo i pari fëmijë në familje të rritet me një ndjenjë përgjegjësie. Kjo reflektohet në personalitetin e tij me kalimin e kohës, ndërsa vëllai ose motra më e vogël është e lirë të eksplorojë rrugët e reja të argëtimit.
Studimi tregoi gjithashtu se motra ose vëllai më i vogël priret të jetë më i relaksuar në krahasim me më të madhin.
Një faktor tjetër interesant i zbuluar në këtë studim është se përqindja më e lartë e motrave dhe vëllezërve më të mëdhenj e konsiderojnë veten më të përgjegjshëm se sa të vegjlit e tjerë në familje. Në të njëjtën kohë, të rinjtë/vegjlit deklaruan se janë shumë më të relaksuar në qëndrimin e tyre ndaj jetës në përgjithësi.
JuGov arrin në përfundimin se faktorët e familjes janë po aq të rëndësishëm kur bëhet fjalë për tiparet e personalitetit që formohen te vëllezërit dhe motrat. Në disa raste, vetëm diferenca në moshë ishte e mjaftueshme për të krijuar një ndryshim në personalitet.