Në Ohër mbahet Kongresi i VI-të i Mikrobiologëve të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe Simpoziumi i mbështetur nga FEMS me titull “Emerging infections” (fotogaleri)

Në Ohër nën tingujt e “Biljana platno beleše” u hap zyrtarisht Kongresi i VI-të i mikrobiologëve të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe Simpoziumi me titull “Emerging infections”, mbështetur nga Federata Evropiane e Shoqatave Mikrobiologjike – FEMS.

“ZMM u themelua më shumë se 30 vjet më parë, në vitin 1986, dhe që atëherë ajo është një nga shoqatat më aktive brenda MMA. Përveç takimeve të shumta të profesionistëve, simpoziumeve dhe punëtorive, për t’i theksuar deri më tani janë mbajtur pesë Kongrese, Simpoziumi i mbështetur nga FEMS në vitin 2002, si dhe Kongresi Ballkanik i Mikrobiologëve, i mbajtur në vitin 2009 “, theksoi dje në hapjen zyrtare të Kongresit. Prof. Ana Kaftanxhieva, Kryetare e Komitetit Organizativ.

Kongresi mbahet nga data 30 maj deri më 2 qershor në Ohër, organizuar nga mikrobiologët e Maqedonisë, anëtarë të MMA.

“Këto aktivitete të ZMM-së mundësojnë monitorim të vazhdueshëm të zhvillimeve më të fundit në fushën e mikrobiologjisë mjekësore, si dhe risitë në mikrobiologjinë e aplikuar dhe sanitare. Me interes të veçantë për ZMM-në është monitorimi i rezistencës antimikrobike, e cila paraqet një problem global “, shtoi Prof. Dr. Kafanxhieva.

“Ky kongres nuk do të jetë më masivi i mbajtur ndonjëherë, por sipas programit, pres që të jetë në nivelin më të lartë profesional”, theksoi në fjalimin e tij përshëndetës Prof. Dr. Nikola Panovski, Kryetar i Bordit shkencor. Janë pranuar gjithsej 177 abstrakte, 51 për Simpoziumin dhe 126 për Kongresin. Marrin pjesë profesionistë me punime nga 17 vende, me tema të ndryshme, të ndara në 5 sesione për Simpoziumi dhe 10 për Kongresin.

Temat kryesore të Kongresit janë: bakteriologjia mjekësore, virologjia, parazitologjia, mikologjia, agjentët antimikrobikë dhe rezistenca antimikrobike, infeksionet spitalore dhe kontrolli i tyre, mikrobiologjia veterinare dhe zoonoza, bioteknologjia dhe mikrobiologjia industriale, metodat laboratorike dhe teknologjitë e reja në mikrobiologji, imunologjia e infeksioneve dhe vaksinave , mikrobiologjia dhe siguria e ushqimit, mikrobiologjia ekologjike, nanomikrobiologjia.