PASOJAT JANË TË DËMSHME: Ja çfarë ndodh kur thyejmë premtimin që i kemi dhënë fëmijës

Ekzistojnë disa gjëra të cilat mund të ndodhin nëse prindërit e kanë zakon të thyejnë shpesh premtimet ndaj fëmijës së tyre.

Çdo prind të paktën një herë në jetën e tij i ka bërë një premtim fëmijës së tij, edhe pse ka qenë në dijeni se nuk do ta mban dot atë. Dhe ndërsa shkelja e herëpashershme e premtimit nuk është e rrezikshme dhe e dëmshme, psikologët shpjegojnë se mund të çojë në pasoja negative nëse ndodh shumë shpesh. Gjegjësisht, ka disa gjëra që mund të ndodhin nëse prindërit e fitojnë zakonin që shpesh herë t’i thyejnë premtimet ndaj fëmijës së tyre.

Një prej tyre është humbja e besimit. Me kalimin e kohës fëmija do të humbasë besimin tek prindërit e tij sepse do të shohë që ata nuk i mbajnë premtimet dhe se nuk mund t’u besojë atyre dhe kjo është më e rrezikshmja sepse mund të sjellë pasoja të dëmshme më vonë gjatë rritjes së tij.

Përveç kësaj, nëse prindi thyen premtimin ndaj fëmijës, fëmija do të zhgënjehet shumë, gjë që mund të dëmtojë marrëdhëniet midis fëmijës dhe prindit.

Psikologët shpjegojnë se nëse planet dështojnë dhe prindërit duhet të thyejnë një premtim që i kanë bërë fëmijës, ata duhet ta përfshijnë atë në disa aktivitete të tjera argëtuese për të lehtësuar dhimbjen dhe zhgënjimin e tij. Kështu ata ia bëjnë me dije, se dijnë ta shlyejnë gabimin dhe se janë gati ta pranojnë.

Një gjë tjetër që mund të ndodhë nëse prindërit thyejnë rregullisht premtimet ndaj fëmijëve të tyre është t’i bëjnë ata të ndihen të parëndësishëm. Kur i premtojmë diçka fëmijës, e sigurojmë se është e rëndësishme për ne dhe se mendimi i tij vlerësohet. Megjithatë, nëse nuk e mbajmë fjalën, do të ndihemi të lënë pas dore, të pavlerë dhe të parëndësishëm, paralajmërojnë psikologët. Për më tepër, nëse mbajmë premtimin tonë, kjo krijon një imazh në mendjen e fëmijës se jemi të sinqertë, gjë që ndihmon në krijimin e një ndjenjës së sigurisë.