Abuzimi emocional ose neglizhenca mund të vijë nga kushdo në jetën tonë, përfshirë prindërit. Por për shkak se këto terma ekzistojnë në një shumëllojshmëri kaq të gjerë, ato mund të jenë të vështira për t’u dalluar.
Neglizhimi emocional është injorimi i nevojave emocionale të një personi. Kjo do të thotë që personi nuk po merr dashurinë, mbështetjen ose mirëkuptimin që i nevojitet. Një neglizhencë e tillë mund të ketë pasoja të mëdha, duke shkaktuar ndjenja pasigurie dhe vetëbesim të ulët.
“Përvojat e fëmijërisë kanë një ndikim të madh në formimin e personalitetit tonë. Ndërsa abuzimi fizik lë plagë dhe trauma të dukshme, neglizhenca emocionale dhe abuzimi është shumë më e vështirë për t’u njohur”, thotë psikoterapistja Maja Ushioko në një postimin e saj të fundit në Instagram.
Ajo zbulon shenjat e neglizhencës emocionale tek fëmijët që kanë nevojë për vëmendje.
Përvojat e fëmijërisë kanë një ndikim të madh në formimin e personalitetit tonë. Ndërsa abuzimi fizik lë plagë dhe trauma të dukshme, neglizhenca emocionale dhe abuzimi është shumë më e vështirë për t’u njohur.
- sjellje e ftohtë dhe e distancuar.
- Mungesa e komplimenteve, lavdërimeve dhe fjalëve të bukura.
- Dhënia e komenteve të neveritshme, të këqija që kanë fuqinë të lëndojnë.
- Lënia e fëmijëve që të merren me problemet dhe sfidat vetë.
- Turpërimi i fëmijëve dhe tërheqja e vëmendjes negative.
- Ndëshkimi i fëmijëve për shprehjen e emocioneve të caktuara.
- Bindja e fëmijëve se janë barrë përmes veprimeve apo fjalëve.
- Kundërshtimi dhe kritika për gjithçka që bëjnë fëmijët.