NGRE KOKEN DHE ZVARITET: Foshnja e porsalindur është tre ditësh dhe sillet sikur të jetë tre muajsh

Infermieret dhe nënat shpjeguan se ata shpesh ishin dëshmitarë të reflekseve të tilla dhe foshnjat e tyre bënin të njëjtat gjëra, sepse lëvizjet ishin për të kërkuar ushqim dhe prehje.

Peripecitë e foshnjave mund të jenë stresuese për prindërit. Sidomos kur ata e kuptojnë se arritja e këtyre peripecive nga disa shihet si një sport konkurrues. Një nënë këtë javë shpalli arritjen e parë të fëmijës së saj… – e cila u arrit në moshën tre ditësh.

Po, e lexuat mirë. Tre ditë.

“Ajo ngre kokën, zvarritet dhe flet”, shpërndau videon një nën nënë krenare, e cila është parë 41 milionë herë.

Në një llogari të re me sa duket të TikTok, nëna Samanta Elizabet ndau një foto të porsalindurit të saj, Nila Dejs, e cila shkroi: “Ende nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur”. Teksti në ekran thotë: “POV: Vajza juaj është tre ditësh dhe mban kokën lart, zvarritet dhe flet”.

Pa dyshim, foshnja e vogël është në lëvizje – dhe nuk mund ti besosh syve.

“Çfarë lloj foshnje është ajo?”

Videoja ka 41 milionë shikime dhe 55 mijë komente. Shumë shikues u mahnitën nga ajo që panë dhe shkruanin komente për mbështetje.

Disa ishin të shqetësuar për foshnjën, duke shkruar: “Tregoni mjekëve, diçka mund të mos jetë në rregull” dhe “Çfarë foshnje është?”, ndërsa të tjerë thoshin “foshnjat pandemike bëhen ndryshe”.

Por, disa komente treguan atë arsyen thelbësore të videos: reflekset e të porsalindurve.

Infermieret dhe nënat shpjeguan se ata shpesh ishin dëshmitarë të reflekseve të tilla dhe foshnjat e tyre bënin të njëjtat gjëra, sepse lëvizjet ishin për të kërkuar ushqim dhe prehje.

“Unë jam një mami, dhe mund të konfirmoj se nuk ka asgjë të keqe, kjo është e natyrshme”, ka shkruar njëra prej tyre.

Një nënë shtoi: “Si askush nuk e di këtë? Foshnjat e mia e kanë bërë këtë”, ndërsa një tjetër shtoi: “Djali im e bëri këtë një ditë pasi lindi në vitin 1997. Mjeku thjesht tha: “Paç fat me këtë Herkulin e vogël!”

Dhe po, kishte shumë persona që u kyçën për të ndarë historitë e foshnjave të tyre “progresive” që arritën më herët këtë zhvillim.

Përktheu dhe përshtati:S.N