NJË NËNË PARALAJMËRON: “Lodra “pop-it” paraqet një rrezik për mbytje”

Lodrat gjithsesi, vijnë me rekomandim se për cilën moshën janë të përshtatshme. Megjithatë, ndonjëherë na duket se disa lodra thjesht nuk mund të jenë të rrezikshme as për të vegjlit. Por nuk është kështu...

Por, disa lodra thjesht nuk i shohim si ndonjë rrezik derisa ta përjetojmë ne vetë atë, ose derisa dikush të na paralajmërojë për këtë. Të gjitha ato marrëzi në mediet sociale dhe videot dhe postimet e kota papritmas marrin kuptim kur – parandalon një fatkeqësi. Sidomos kur bëhet fjalë për më të vegjlit dhe më të dashurit, pra fëmijët tanë.

Një grua kohëve të fundit ka paralajmëruar për një lodër që ne me të vërtetë mendojmë se është e padëmshme (edhe pse ndonjëherë është krejtësisht e padobishme). E butë, gomë, pa tehe të mprehta, pa pjesëza të vogla… “Pop-it” është një lodër që i ka “çmendur” fëmijët disa vite më parë, por në fakt duket si një lodër krejtësisht e padëmshme. Mirë, nuk është e pastër nëse e vendosni atë në gojë, por pse një fëmijë nuk do të mund të luante me të?

Këto lodra, dhe vërtet ka shumë forma, ngjyra, madhësi të ndryshme, kryesisht kanë shenjën 3+, pra theksohet se lodra është e përshtatshme për fëmijët më të mëdhenj se tre vjet. Dhe një grua kohëve të fundit ka përjetuar këtë, dhe pyetemi pse kjo është kështu, sepse ajo këtë e ka përjetuar në lëkurën e saj, ose më saktë e ka përjetuar nipi i saj. Gjegjësisht, teksa mbante në krahë nipin e saj të vogël, ajo pa diçka në mishrat e tij që mendonte se po përtypte çamçakëz.

Por doli të ishte një copë e lodrës së “pop-it”, ajo pjesa e rrumbullakosur që shtypet me gishta. Ajo copëza prej gome u nda teksa djali po luante dhe përfundoi në gojën e tij. Aty, e trishtueshme, por për fat, ishte ngjitur në mishrat e dhëmbëve, kështu që nuk shkoi më poshtë dhe për fat, kjo gjë nuk ndikoi potencialisht që fëmija të ngulfatej. Nëse një fëmijë e gëlltis këtë, ai mund shumë lehtë të mbytet nga ngulfatja.

Ky paralajmërim u postua në faqen e Instagramit të Fondacionit “Tiny Hearts” të quajtur “Tiny Hearts Education”, e cila shpesh paralajmëron për rreziqe të ngjashme që ndodhin tek fëmijët. Kishte edhe prindër të tjerë që dolën në komente me eksperiencat e tyre, kështu që një nga komentet e një nëne ishte se e njëjta gjë i ndodhi vajzës së saj dhe ajo mezi e hoqi copën e “pop-it” nga qiellza.

Përktheu dhe përshtati:S.N