NJËRA NDËR TË KATËRTAT NË BOTË: Gruaja me “gjysmë” zemër solli në jetë binjakë

Lindja u bë e mundur falë vendosmërisë së gruas dhe përpjekjeve të specialistëve të spitalit pediatrik të Romës, të cilët ishin kujdesur për të që në fëmijëri me sëmundjen e lindur të zemrës.

Një grua tridhjetë e gjashtë vjeçare, e lindur me vetëm një dhomë zemre, solli në jetë binjakë në Spitalin Universitar Gemelli të Romës, rasti i parë i tillë në Itali.

Lindja u bë e mundur falë vendosmërisë së gruas dhe përpjekjeve të specialistëve të Spitalit Pediatrik të Romës që u kujdesën për të që në fëmijëri me sëmundje kongjenitale të zemrës dhe stafit të spitalit Gemelli ku ajo lindi me prerje cezariane. Nëna dhe binjakët, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë shëndoshë e mirë.

E dija që po rrezikoja shumë edhe zemrën time që e kam “gjysmë”që nga lindja, por dëshiroja të bëhem nënë. Të lindësh binjak është një ndjenjë që nuk përshkruhet dot me fjalë”, deklaron ajo.