Përfundoi Kongresi i VI-të i Mikrobiologëve të Maqedonisë: Ligjërues të shquar, poster seancat si risi dhe shumë mysafirë të huaj (fotogaleri)

Ngjarja vjetore përbëhej nga dy pjesë: Simpoziumi me titull "Emerging infections" i mbështetur nga FEMS dhe Kongresi me pjesëmarrje ndërkombëtare

Ligjërues të shquar, poster sesionet si një risi dhe shumë mysafirë të huaj, e shënuan Kongresin e VI-të të Mikrobiologëve të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe Simpoziumin me titull “Emerging infections”, mbështetur nga Federata Evropiane e Shoqatave Mikrobiologjike – FEMS.

Katër ditë (nga 30 maj deri më 2 qershor), Ohri përjetoi frymën e mikrobiologjisë përmes temave kryesore: bakteriologjia mjekësore, virologjia, parazitologjia, mikroskopia, antimikrobikët dhe rezistenca antimikrobiale, infeksionet spitalore dhe kontrolli i tyre, mikrobiologjia veterinare dhe zoonoza, bioteknologjia dhe mikrobiologjia industriale , metodat e laboratorit dhe teknologjitë e reja në mikrobiologji, imunologjinë e infeksioneve dhe vaksinave, mikrobiologjinë dhe sigurinë e ushqimit, mikrobiologjinë ekologjike dhe nanomikrobikologjinë.

Marrën pjesë profesionistë me punime nga 17 vende, me tema të ndryshme, të ndara në 5 sesione për Simpoziumi dhe 10 për Kongresin.

Si kryetar i Bordit Shkencor të Kongresit të VI-të të mikrobiologëve të Maqedonisë, Prof. Dr. Nikola Panovski vlerëson gjithçka që ndodhi gjatë ditëve të fundit në Ohrin e lashtë. 

“Nga këndvështrimi profesional-shkencor, jemi mjaft të kënaqur, kemi pasur 177 tema, më parë kemi pasur edhe më shumë, por sipas realizimit, mund të them se nga 51 që ishin paraparë për Simpoziumin u mbajtën 47, ku 2 prej tyre nuk u realizuan”, shtoi Prof. Dr. Panovski.

Profesori vuri në dukje se u prezantuan rreth 90% të temave, për dallim nga vitet e mëparshme ku përqindja ishte shumë më e ulët: “Sidomos ky lloj prezantimi, prezantimi poster, i cili është një risi për ne është mjaft i dobishëm, sepse më parë jo vetëm që posterat rinin të varura por më shumë se gjysma e paneleve ishin bosh, paraqiteshin për pjesëmarrje dhe në fund nuk vinin. Në këtë mënyrë, shumica prej tyre ishin të pranishëm në sesionin e posterave, të cilët ishin mjaft të populluar dhe të rëndësishëm. Sa i përket frekuentimit, duke pasur parasysh se koha jashtë ishte e mrekullueshme, në seanca kishte të pranishëm midis 30 dhe 50 personave kur ata ishin ndarë në dy pjesë, ndërsa midis 50 dhe 100, kur ishin në një seancë të vetme.”

Turqit na mahnitën, të cilët përveç FEMS granteve dhe dy ligjëruesve të ftuar, morrën pjesë edhe njëzet persona me shpenzimet e veta të cilët mbajtën ligjerata mjaftë cilësore.

Pas përfundimit të Kongresit mbetet të diskutohet për disa gjëra, të cilat, siç thotë Prof. Dr. Panovski janë detyrë e Shoqatës. “Për shembull, mund të diskutohet se si njerëzit vijnë, prezantojnë temën dhe largohen… Ose një numër i vogël i kolegëve të rinj të cilët kanë fituar FEMS grantin (rreth dhjetë vetave) kishin mundësi të ndëgjonin ligjëruesit e shquar.

Asnjëherë në kongres nuk kemi pasur ligjërues të tillë të shquar, por një pjesë e kolegëve të rinj nuk morrën pjesë në shumë prej prezantimeve, ndërsa mesazhi jonë është deri te shefat e tyre, ku disave prej tyre ne ju jemi shefa, se nuk do të kenë përkrahjen që të shkojnë jashtë vendit për trajnime profesionale ku kotizimi është gjashtë herë më i lartë, pasiqë ne ju sjellim njerëzit këtu pa para, ndërsa ato gjatë prezantimeve nuk gjenden andej ari. Bëhet fjalë për një numër të vogël të njerëzve, por në qoftë se nuk reagojmë kjo  do të përsëritet”, sqaron profesori, i cili në veçanti theksoi pjesëmarrjen e të huajve, të cilët në këtë Kongres ishin vetëm për një më pak sesa ata të vendit (nga 177 pjesëmarrës,  89 ishin vendas dhe 88 të huaj).

“Na mahnitën turqit, të cilët përveç FEMS granteve dhe dy ligjëruesve të ftuar, morrën pjesë edhe njëzet persona me shpenzimet e veta të cilët mbajtën ligjerata mjaftë cilësore. Gjithashtu jemi të kënaqur edhe me bashkëpunimin me organizatorin, Kongresi kurrë nuk ka qenë në një nivel kaq teknik, gjithçka ishte e rregulluar dhe shpresoj se do ta mbajmë në këtë mënyrë dhe në veçanti na gëzon fakti se menjëherë u publikua mbajtja e Kongresit”, nënvizoi Prof. Dr. Panovski, në përmbledhjen e shkurtër të edicionit të këtij viti të Kongresit të Mikrobiologëve të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare dhe Simpoziumin e titulluar “Emerging infections”, mbështetur nga FEMS.