Përmbytjet zakonisht ndodhin kur bie shi i zgjatur për disa ditë, kur bie shi intensiv për një periudhë të shkurtër kohore, ose kur bllokimet e akullit ose mbeturinave shkaktojnë vërshimin e një lumi ose përrua aty për rreth. Përmbytjet mund të rezultojnë gjithashtu nga dështimi i një strukture të kontrollit të ujit, si p.sh. një digë.
Përmbytjet janë një fatkeqësi natyrore. Përveçse mund të humbni jetën direkt prej tyre, mund të keni pasoja edhe në shëndetin tuaj. Uji nga përmbytjet shpesh është e kontaminuar prej kanalizimeve të tejmbushura ose sistemet septike, si dhe nga mbetjet bujqësore ose industriale dhe kimikatet.
Rreziqet kryesore shëndetësore nga përmbytjet janë transmetimi i sëmundjeve të shkaktuara nga uji. Kontakti me përmbytjet mund të çojë në sëmundje të barkut, infeksione të plagëve dhe lëkurës. Gjithashtu ngrënia e frutave dhe perimeve të kontaminuar që kanë qenë në kontakt me përmbytjet, mund të çojë në sëmundje të ndryshme.
Për të mbrojtur shëndetin tuaj, supozoni se të gjitha ujërat e përmbytjeve janë të kontaminuar. Nëse është e mundur, shmangni kontaktin me ujin dhe tokën e ndotur.
Si të mbroni shëndetin tuaj gjatë përmbytjeve
Përmbytjet mund të përmbajnë shumë gjëra që mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut, siç janë:
mbeturinat nga veprimtaria njerëzore ose blegtorale
mbetje të rrezikshme industriale dhe mjekësore
lëndë druri, automjete dhe materiale ndërtimi
mbeturinat që mund të përmbajnë asbest ose substanca të tjera të dëmshme
kafshë të egra si brejtësit dhe gjarpërinjtë
Të supozojmë se gjitha ujërat e përmbytjeve janë të kontaminuar
Mos ecni nëpër ujë, qoftë edhe ujë të cekët; dhe përpiquni të shmangni kontaktin me baltën dhe papastërtitë. Vishni doreza nëse trajtoni kafshë shtëpiake ose sende që kanë qenë në kontakt me ujin e ndotur, baltën ose papastërtinë.
Nëse nuk mund të shmangni kontaktin me përmbytjet, ne kemi përgatitur këshillat e mëposhtme për t’ju ndihmuar që të shmangni infeksionin.
Para se të futeni në ujin e ndotur nga vërshimet apo përmbytjet
Mbuloni prerjet dhe gërvishtjet me fasha të rezistueshme nga uji.
Vishni veshje mbrojtëse si çizme gome ose këpucë të forta, doreza gome dhe syze.
Pasi keni pasur kontakt me ujin nga përmbytjet, baltën ose dheun
Lani lëkurën me sapun dhe ujë të pastër sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk keni sapun ose ujë, përdorni peceta ose dezinfektues me bazë alkooli.
Lani rrobat e kontaminuar në ujë të nxehtë dhe detergjent.
Kujdesuni për të gjitha plagët dhe kërkoni kujdes mjekësor nëse është e nevojshme.
Nëse përdorni mjete ujore si kajakë, varka sigurohuni që ato të pastrohen plotësisht për të shmangur kontaminimin dhe infeksionin.
Vishni doreza dhe lani gjithmonë duart tërësisht pasi të keni marrë pjesë në aktivitetet e pastrimit nga përmbytjet
Shmangni notin në rrugët ujore ose plazhe pas një përmbytje
Këshillohet që të mos notoni në të gjitha rrugët ujore dhe plazhet për 48 orë pas shiut të dendur dhe shumë më gjatë në rast të përmbytjeve. Duhet të shmangni kontaktin me ujin nëse:
Nëse vëreni se uji është zbardhur ose ka erë
ka shkumë deti pas përmbytjeve ose reshjeve të mëdha
ka një paralajmërim të vazhdueshëm për cilësinë e ujit
Noti në ujë me cilësi të dobët mund të çojë në sëmundje të tilla si gastroenteriti. Ju duhet të vizitoni mjekun tuaj familjar nëse dyshoni se nuk jeni mirë pasi keni notuar në ujëra të tilla.
Rrezik i lartë nga paraqitja e algave pas përmbytjeve
Algat dhe cianobakteret (të njohura edhe si algat kaltër-gjelbër) janë organizma që jetojnë në ujë dhe mund të rriten me shpejtësi ose të “lulëzojnë”.
Lulëzimi mund të shfaqet si shkumë, si një mbulesë, shkëlqim me vaj ose ngjyrë në sipërfaqen e ujit. Paraqitja e tyre mund të ndryshojë ngjyrën e ujit në të gjelbër, kaltër, kafe, të kuqe ose një ngjyrë tjetër. Disa alga mund të jenë të padukshme.
Pas përmbytjeve të madha, rritja e lëndëve ushqyese, rrjedha e ulët dhe drita mund të krijojnë kushte ideale për rritjen e lulëzimit të algave. Kjo mund të çojë në shpërthime të mëdha. Lulëzimi i algave mund të ndikojë në mjediset e ujit të ëmbël si lumenjtë, përrenjtë, liqenet dhe trupat e tjerë ujorë të brendshëm. Ato gjithashtu mund të ndikojnë në mjediset detare si “Port Phillip” dhe ujërat bregdetare.
Shumica e algave janë të padëmshme, por disa janë të dëmshme për njerëzit dhe kafshët. Disa alga mund të prodhojnë toksina që mund të shkaktojnë sëmundje serioze.
Algat e dëmshme, gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë, mund të shkaktojnë acarim të lëkurës, syve, veshëve, hundës dhe gojës. Pirja e ujit të kontaminuar me alga ose konsumimi i ushqimit (si peshku ose butakët) që përmbajnë këto toksina mund të çojë në gastroenterit. Kjo mund të shkaktojë të vjella, diarre, ethe dhe dhimbje koke. Këto toksina gjithashtu mund të ndikojnë në mëlçi ose sistemin nervor dhe të keni një gjendje të rëndë shëndetësore.
Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj, duhet të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.
Uji i pijshëm nga një ujësjellës privat ose komunal
Uji i përmbytjeve dhe mbeturinat e lidhura me përmbytjet mund të infektojë furnizimet private me ujë. Nëse furnizimi juaj, ka erë ose shije të pazakontë, mos e përdorni. Mos përdorni ujë potencialisht të infektuar për të pirë, gatim ose larë. Mos u jepni ujë të tillë kafshëve.
Departamenti i Shëndetësisë ka udhëzime për përdorimin e burimeve private të ujit gjatë përmbytjeve.
Nëse uji i pijshëm i qytetit tuaj është prekur nga përmbytjet, kontaktoni vetëqeverisjen lokale për informata shtesë për ujin.
Nëse ka përmbytje dhe furnizimi juaj me ujë, ka erë ose shije të pazakontë, mos e përdorni.
Rreziku i sëmundjeve ushqimore nga ngrënia e produkteve të prekura nga përmbytjet
Nëse kopshti juaj ka qenë në kontakt me përmbytjet, prodhimet tuaja mund të mos jenë të sigurta për t’u konsumuar. Edhe pse disa nga frutat dhe perimet tuaja mund të ruhen, nëse keni dyshime, është më mirë t’i hidhni ato.
Mos hani:
Shmangni ngrënien:
fruta të buta të papërpunuara, të tilla si luleshtrydhet ose mjedrat. Ato nuk mund të lahen plotësisht, kështu që janë të sigurta vetëm nëse mund të gatuhen.
Keni kujdes para se të hani:
perime me lëvore ose lëkura mbrojtëse, si bizele dhe misër i ëmbël. Ato duhen larë mirë, qëruar dhe zier para se të hahen
frutat dhe perimet që kanë qenë të papjekura gjatë kohës së përmbytjeve. Edhe pse ato duhet të jenë të sigurta për t’u ngrënë derisa të jenë gati për korrje, ato duhet të lahen mirë përpara se të hahen.
Edhe pse disa nga frutat dhe perimet tuaja të rritura në shtëpi mund të shpëtojnë pas përmbytjeve, nëse keni dyshime, është më mirë të mos i hani ato.
Të konsumoni peshkun nga ujërat e prekura nga përmbytjet
Uji i përmbytjeve është zakonisht i ndotur dhe jo i sigurt për peshkim.
Mos hani peshk nëse:
Atë e gjetët të ngordhur
Ishte i gjallë kur e kapët, por duket i sëmurë, i stresuar, i përgjumë apo sillet në mënyrë të pazakontë.
Kujdes para se të hani:
peshk të marrë nga uji, ku ka pasur përmbytje. Ato duhen shpëlarë dhe pastruar mirë para gatimit.
Produkte bujqësore pa hetuar dheun, për banorët e prekur nga përmbytjet
Mbledhim mostra dheu nga zonat e prekura nga përmbytjet dhe ndihmojmë banorët në përpjekjet e tyre për pastrim pas përmbytjeve të fundit. Mostrat e tokës i mbledhim dhe analizojmë nëse kanë baktere të tilla si, (E.coli), metalet dhe kimikatet organike si substancat perfluoroalkil dhe polifluoroalkil (PFAS) dhe hidrokarburet e naftës.
Keni parasysh, se për shkak të kohës që mund tju duhet për të transportuar mostrat në distanca të gjata të laboratorisë, ndoshta nuk do të mundeni ti analizoni disa parametra.
Ju mund të kërkoni që të testohet dheu dhe të siguroni një raport për pronarët e pronave, me rezultate më të detajuara të parashtruara tek këshilltarët për ti informuar me përpjekjet e juaja për pastrim.
Përktheu dhe përshtati:S.N