Që të njihet një prind toksik ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë, veçanërisht kur fëmija është ende i vogël dhe nuk di të dallojë një marrëdhënie të mirë nga një e keqe. Megjithatë, psikologët shpjegojnë se ekzistojnë disa shenja që tregojnë se prindërit mund të jenë toksikë dhe ne mund t’i dallojmë më lehtë nga fjalitë ose frazat që u’a thonë fëmijëve të tyre.
Ekspertët thonë se shumica dërrmuese e prindërve, shpesh në mënyrë krejt të pandërgjegjshme, u thonë fëmijëve disa gjëra që janë jashtëzakonisht të dëmshme për zhvillimin e tyre mendor, duke treguar në të njëjtën kohë se janë të prirur ndaj modeleve të sjelljes toksike që përdorin gjatë edukimit. Këto fjali janë si më poshtë:
- „Pse nuk mund të jesh si ai/ajo
- „Shiko se çfarë bëre”
- „Për shkak teje po ndjehem e nervikosur, keq, e trishtuar…”
- „Më dëshpërove“
- „E bëj kërë për të mirën tënde“.
Të gjitha këto, siç shpjegojnë psikologët, janë fraza të përdorura nga prindërit toksikë. Ata shpesh i krahasojnë fëmijët e tyre me të tjerët, i fajësojnë për ndjenjat e tyre, i perceptojnë si një “zgjerim” të caktuar të vetes dhe dinë gjithashtu t’i kritikojnë për çdo gabim që bëjnë.
Gjithashtu, prindërit toksikë e justifikojnë çdo veprim të tyre me thënien “Po e bëj këtë për të mirën tënde”, për të shmangur marrjen e përgjegjësisë apo ndonjë diskutim tjetër. Është jashtëzakonisht e keqe dhe ndikon negativisht tek fëmija, shtojnë ekspertët.