Hulumtuesi për zhvillimin e fëmijëve Kler Lerner pohon se sa më shumë lodra të ketë një fëmijë, aq më pak luan. Shumë lodra mund të shpërqendrojnë, duke e çuar në një humbje të përqendrimit të nevojshëm për “të mësuarit”.
Majkëll Meloun, profesor i edukimit të fëmijërisë së hershme në Universitetin e Sinsinatit, është dakord. Hulumtimi i tij ka treguar se lodrat më të vogla dhe më të mira çojnë në rritjen e ndarjes dhe bashkëpunimit, të dyja aftësi të vlefshme jetësore. Përveç kësaj, shumë lodra inkurajojnë lojën e pavarur, ndërsa në të njëjtën kohë shkaktojnë një ndjenjë të mbingarkesës joproduktive.
Pra, çfarë do të thotë kjo? Nuk ka nevojë të shqetësoheni për marrjen e gjithçkaje në listën tuaj të dëshirave. Kalimi i kohës me fëmijët tuaj është shumë më i vlefshëm.
Gjatë hulumtimit të tre mijë fëmijëve 3-5 vjeç në Universitetin e Oksfordit është zbuluar se suksesi akademik i fëmijëve varet më shumë nga mjedisi i shtëpisë dhe përfshirja e prindërve sesa nga lodrat apo pajisjet elektronike që u jepen. Ata që kishin më pak lodra dhe pa pajisje elektronike, por kishin prindër që kalonin më shumë kohë me ta, dolën më mirë në shkollë dhe në shumë fusha të zhvillimit social dhe emocional, duke sugjeruar se vëmendja e prindërve është më e mirë se çdo lodër apo ekran.